TË LEXUARIT

7 arsye pse duhet të lexoni libra

E lexuara e librave, e një libri me faqe dhe jo nga tableti, ndikon shumë pozitivisht edhe në shëndet jo vetëm në argëtimin e lexuesit. Më poshtë po ju listojmë 7 arsyet pse duhet të lexoni libra.

E lexuara e librave, e një libri me faqe dhe jo nga tableti, ndikon shumë pozitivisht edhe në shëndet dhe jo vetëm në argëtimin e lexuesit. Më poshtë po ju listojmë 7 arsyet pse duhet të lexoni libra.


Ju bën më të zgjuar

Studimet kanë treguar që fëmijët të cilët kanë filluar që në moshë të vogël të lexojnë libra, janë vlerësuar maksimalisht jo vetëm në testet e leximit / letërsisë por dhe në testin e inteligjencës. Ju mësoni më shumë gjëra teksa lexoni një libër. Shfletimi i një libri është gjithmonë një mundësi për të përfituar njohuri të reja. Sipas ekspertëve leximi i një libri përmes tabletës dhe jo fizikisht ju ngadalëson përformancën tuaj nga 20-30%.


Nxit fuqinë e trurit

Mund ta mendoni trurit si një nga muskujt tuaj, sa më shumë e përdorni aq më shumë i fuqishëm behet. Kjo është arsyeja pse leximi i një libri ndihmon në rritjet e fuqisë së trurit me hapa galopant. Leximi i librave ndihmon në një kujtesë të freskët, ul rrezikun e rënies së funksionimit teksa rriteni. Sipas ekspertëve, ushtrimi i trurit vazhdimish , redukton përkeqësimin mendor me 32%.


Ul rrezikshmërinë e prekjes nga Alzhajmer

Nëse dëshironi të ulni rrezikun e vuajtjes nga sëmundja e Alzhaimer në vitet e mëvonshme, atëherë lexoni sa më shumë libra sot. Nuk ka rëndësi nëse preferoni libra shkencorë nga novelat fantastiko-shkencore ose preferoni më shumë biografitë sesa romanet romantike, leximi angazhon trurit dhe e mban të stimuluar. Sipas ekspertëve, truri juaj ka nevojë të jetë aktiv vazhdimisht pasi, pasiviteti i tij sjell rritjet e rrezikut të prekjes nga sëmundja e Alzajmer-it.


Jeni më pak gjykues

Zgjedhja e leximit të librave letrare ju ndihmon të kuptoni më shumë të tjerët. Veçanërisht nëse zgjedhni të lexoni për letërsinë artistike, rritet aftësia e të kuptuarit . Duke qenë se bëheni më të ndjeshëm, kjo ju bën më pak gjykues. Mirëkuptimi i gjendjes emocionale të tjerëve dhe veprimet ju ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënie më komplekse. Ju mund të mos përjetoni gjithçka që kalojnë njerëzit përreth por leximi ju ndihmon të kuptoni sa shumë dimensionale është mëndja e njeriut.


Ju ndihmon të relaksoheni

Sipas një studimi në vitin 2009 e lexuara mund të ulë me 68% nivelin e stresit. Mos u shqetësoni shumë për zhanrin e librave që pëlqeni, pasi vetëm do t’iu stresojë. Gjeni diçka që ju intereson, tek e cila humbni veten pas një dite të gjatë dhe të lodhshme pune. 


Ndihmon të keni një gjumë të mirë

Leximi i librave nuk ju ndihmojnë vetëm të relaksoheni por edhe të bëni një gjumë të qetë gjatë natës. Shfletimi i faqeve gjatë leximit pasi jeni rehatuar në krevatin tuaj, sinjalizon trurin se është koha për tu relaksuar dhe për udhëtuar në botën e ëndrrave. Ndryshe nga netët e tjera, kur shikoni TV ose merreni me telefonin apo tabletin, libri nuk lëshon dritën që thuhet nga ekspertët ju prish rehatin dhe ju pengon të keni një gjumë të mirë gjatë natës.


Ju bën të keni ndikim tek të tjerët

Ju mund të ndihmoni miqtë tuaj të përfitojnë nga të mirat që sjell leximi i librave duke i inkurajuar të lexojnë. Në takimin tjetër me miqtë, vizitoni një librari dhe përzgjidhni një titull. Prindërit gjithashtu ndikojnë tek fëmijët e tyre që të jenë lexues të hershëm duke lexuar me zë të lartë dhe duke u blerë libra të cilët jo vetëm janë të përshtatshëm për ta por edhe interesante për sytë e fëmijëve.



(Portali Shkollor)

1,236 Lexime
1 muaj më parë