NOTI DHE FËMIJËT

Noti, aktiviteti fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë

Noti është i vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport i cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Fëmijët duhet ta duan ujin, të ndihen të lumtur dhe të sigurt në ujë.

Noti është i vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport i cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila i’u mundëson fëmijëve ti zhvillojnë dhe ti përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njejtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë. Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, gjithashtu ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.

 

1. Përmirëson funksionin e lëvizshmërisë dhe të muskujve

2. Stimulon funksionimin e rregullt të sistemit kardiovaskular

3. Aktivizon dhe forcon të gjithë muskulaturën

4. Mundëson zhvillimin e duhur psikomotorik

5. Përmirëson koordinimin e lëvizjes

6. Zgjon ndjenjën e gëzimit dhe të dashurisë ndaj ujit

7. Parandalon shfaqjen e deformimeve në shtyllën kurrizore

8. Mundëson përvetësimin e teknikave të notit (stil I lirë, stil flutur, not shpine, not bretkose)

9. Nëpërmjet notit fëmijët socializohen dhe shoqërohen

10. Pasi të mësojnë të notojnë, fëmijët fitojnë vetëbesim, ata madje janë në gjendje që të shpëtojnë jetë të njerëzve në ujë


Ky sport paraqet kulturën e jetës moderne dhe në të njejtën kohë është më i përhapur në të gjithë botën.mësojeni fëmijën që në moshë të vogël ti gëzohet dh eta shijojë notin, të mos kenë frikë dhe të mos traumatizohen nga mjedisi i ujit. Fëmijët duhet ta duan ujin, të ndihen të lumtur dhe të sigurt në ujë. 



(Portali Shkollor)

127 Lexime
1 muaj më parë