PAPA FRANÇESKU FIRMOS DEKRETIN

Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 shtator

Nënë Tereza, murgesha e cila gjithë jetën e saj u ndihmoi të varfërve në Indi, do të shenjtërohet më 4 shtator të këtij viti, ka njoftuar Papa Françesku.

Lutjet e Nënë Terezës kanë shëruar një brazilian, i cili vuante nga tumori në tru.Po kështu ajo ka shëruar dhe një femër në Kalkuta që vuante nga tumori në stomak. Lutjet e Nënë Terezës, e cila jetën e saj ia kushtoi bamirësisë, kanë bërë që ajo të shenjtërohet.

Nënë Tereza, murgesha e cila gjithë jetën e saj u ndihmoi të varfërve në Indi, do të shenjtërohet më 4 shtator të këtij viti, ka njoftuar Papa Françesku. 

Data në të cilën Nënë Tereza, që fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, do të shenjtërohet është nata e përvjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, e cila ka vdekur më 5 shtator 1997.

Shenjtërimi do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Në dhjetor Papa Françesku ka treguar se Nënë Tereza do të shenjtërohet pasi njihet për dy mrekulli që i atribuohen asaj, pasi është lutur për një burrë brazilian me tumor në tru, lutjet e saj plot dashuri e shëruan atë, ka raportuar gazeta zyrtare “Avvenire”.

Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Agnese Gonxhe Bojaxhiu, shkruan në biografinë e saj.

Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.

Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.

Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t'u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t'u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

Në vitin 1948, ajo veshi sarin e saj të bardhë me të kaltër për herë të parë dhe u largua nga manastiri për të filluar kujdesin për të varfrit. Ajo përhapi punën e saj në të gjithë Indinë.

“Mezi po pres që të shkoj atje, është jashtëzakonisht e mrekullueshme dhe nuk mund ta falënderoj Zotin mjaftueshëm për këtë që po ndodh”, ka thënë Sunita Kumar, zëdhënës i Misionarëve të Bamirësisë.

Sa ishte gjallë Nënë Tereza, pjesë e Misionarëve të Bamirësisë, kanë qenë më shumë se 4.000 anëtarë, që kanë punuar në 5 kontinente. Ata kujdesen për të sëmurë në më shumë se 130 vende.

Lavditë, gjykimet dhe fati i Shenjtë i Murgeshave në Evropën Perëndimore tregohen më së miri me gratë shenjtore, të cilave do t’iu bashkohet edhe Nënë Tereza. Këto gra nuk janë vetëm të admirueshme në shenjtëri të tyre, por ato shkëlqejnë për dy cilësi: në konvertimin dhe paqeruajtje.

Shën Helena mendohet të ketë qenë e bija e një rojtari, e lindur rreth vitit 250 në Bitini; në bregun e Detit të Zi të Turqisë. Ajo në fillim ishte pagane, dhe u martua me një oficer ushtarak dhe politikan Constantius Chlorus, dhe kishin një djalë, Konstandini. Mirëpo, Constantius kishte ambicie për t'u bërë perandor i Perandorisë Romake perëndimore dhe konvertimi në të krishter i djalit të saj ka bërë që dhe ajo të ndërtojë fenë. “Ajo nga ndikimi i djalit të saj u konvertua në fenë krishtere dhe aq iu përkushtua fesë saqë dukej se kjo që nga fëmijëria ka qenë një dishepulle”, ka shkruar Eusebius një historian romak. Si vetë Perandoria Romake, dhe Helena e shenjtë kishte vuajtur në duart e paganëve. Ajo në moshë të thyer kishte udhëtuar në Palestinë rreth vitit 324 për të kërkuar Kryqin e Vërtetë. Si djali i saj dhe ajo u bë një padrone e Kishës dhe ishte përgjegjëse për ndërtimin e shumë kishave.

Pallati i saj në Romë tani është vendndodhja e Kishës së Santa Croce në Gerusalemme, ku këto gërmadha të cilat ishin zbuluar në Tokën e Shenjtë tani janë të strehuara aty. Ajo vdiq rreth vitit 330, e njohur për bamirësitë e saj ndaj të varfërve.

Shën Elizabeth nga Portugalia e lindur në vitin 1271 përpos që njihet për besimin e saj të përkushtuar, ajo njihet dhe për themelimin e manastireve dhe shumë spitaleve. Ajo gjithashtu kishte pushuar shumë luftëra duke hyrë mes ushtrive me kalin e saj, si dhe duke shuar konflikte si ai në Gadishullin Iberik. Ajo vdiq në vitin 1336.

Historia ka shumë shenjtore të tjera të cilat kanë dhënë kontribute të mëdha si në përhapjen e fesë dhe sjelljen e paqes, siç janë: Shën St. Jadwiga e Polonisë, Maria Cristina of Savoy, Shën Adelaide, Shën Clotilde dhe të tjera. 

1,550 Lexime
4 vjet më parë