PËRQËNDRIMI

A mund ta kem vëmendjen tuaj?

Shprehja "Dita e mirë duket që në mëngjes", duket se është e vërtetë kur vjen puna tek të punuarit në klasë. Nëse ka një faktor që ndikon në mbarëvajtjen e gjithë orës mësimore, atëherë ai është mënyra apo teknika sesi e nis një orë të tillë.

Të filloni mësimin pa vëmendjen e nxënësve tuaj është një gabim pedagogjik. 


Shprehja "Dita e mirë duket që në mëngjes", duket se është e vërtetë kur vjen puna tek të punuarit në klasë. Nëse ka një faktor që ndikon në mbarëvajtjen e gjithë orës mësimore, atëherë ai është mënyra apo teknika sesi e nis një orë të tillë. 


A janë nxënësit të përqëndruar dhe të fokusuar për t'ju ndjekur me sy dhe për t'ju dëgjuar? Si mund ta tërhiqni plotësisht vëmendjen e nxënësit që në fillim të orës mësimore?

Si çdo gjë në jetë, edhe kjo është një aftësi e lindur dhe secili mësues ka atë mënyrën individuale sesi t'ia arrijë qëllimit.  Por, metoda që përdoret varet edhe nga mosha e nxënësit. Ndryshon metoda që ndjek një mësues i fillores nga metoda që ndjek një mësues i nëntë vjeçares apo gjimnazit. Nëse jeni mësues i ri, me patjetër duhet të flisni me një mësues më të vjetër në eksperiencë. 


Lapsat në bankë - kjo është një metodë e shpejtë, vizuale dhe efektive. Kur u kërkohet diçka e tillë, absolutisht të gjithë nxënësit do të jenë duke ju parë në sy. 


Nëse jeni duke më dëgjuar, vendosni duart në kokë, nëse nuk më dëgjoni dot, vendosni dorën tek veshi - Kjo metodë është për më të vegjëlit, sepse ata mund ta kenë më të vështirë për t'u shprehur në momentin që janë në bangën e fundit dhe nuk ju dëgjojnë dot. 


Shikomëni, dëgjomëni! - frazat në formë thirrjeje janë shumë të përshtatshme, sepse ju arrini t'i tërhiqni vëmendjen. Me tonalitetin e zërit nuk mund të jeni linear, por duhet ta ulni apo ta shpeshtoni frekuencën apo lartësinë e zërit. Lineariteti është shumë monoton dhe i mërzitshëm. 


Gati për mësim! - Një shprehje e shkurtër e thjeshtë, e lehtë për t'u bërë pjesë e rutinës tuaj. Nxënësit në nisje të një orë të re mësimore janë mjaft të shpërqëndruar, sepse është e kuptueshme. Sapo kanë mbaruar orën e matematikës dhe do nisin orën e letërsisë. Kapërcimi është shpërqëndrues. Ndaj, përfitoni nga kjo frazë. 


Mësuesi duhet të ndjekë një metodë që i përshtatet stilit të tij. Kjo është shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, mos harroni të motivoni nxënësit tuaj me shprehje të natyrës: "Bravo"; "Keni bërë një punë shumë të mirë", "Jam krenar për ju", "Jeni nxënës shembullorë", etj. 



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

234 Lexime
1 javë më parë