PLAN VEPRIMTARIE

Plan Veprimtarie 7-8 marsi

Mësuesi Shkëlzim Pepaj ka përgatitur këtë plan vepimtarie, i cili ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe respektin që duhet të tregojnë për shkollën, mësuesit dhe nënat e dashura, nga të cilat varet e ardhmja e tyre.

TEMA E VEPRIMTARISË: Festojmë 7-8 Marsin

Qëllimi: Ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe respektin që duhet të tregojnë për shkollën, mësuesit dhe nënat e dashura, nga të cilat varet e ardhmja e tyre.

Pjesëmarrësit: Nxënësit, mësuesi dhe prindërit e nxënësve

Përfituesit: Nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Adem Haxhija”, Postribë

Kohëzgjatja: 2 orë mësimore (kurrikul me zgjedhje, orë kujdestari)

Vendi: Mjedisi i klasës së dytë

Data: 7 Mars 2019

Ora: 10:45-12:15

Mjetet: Magnetofon, disqe me këngë kushtuar mësuesit dhe nënës, materiale të ndryshme për zbukurimin e ambientit të klasës, kartolina, lule, dhurata, informacion nga interneti etj.


Kompetencat e arritjeve gjatë kësaj veprimtarie:

-Përcjell mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke përdorur sa më shumë shprehje urimi.

-Shkruan një kortolinë për mësuesin dhe për nënën, duke respektuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit.

-Bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.

-Përshkruan me fjalë të thjeshta figurën e mësuesit.

-Përshkruan me fjalë të thjeshta figurën e nënës.

-Flet për historinë e hapjes së shkollës së parë shqipe dhe për patriotët, të cilët ndihmuan në hapjen e saj.

-Flet me fjalë të thjeshta për rëndësinë e Kongresit të Manastirit.

-Interpreton bukur në role.

-Reciton bukur vjersha kushtuar mësuesit dhe nënës.

-Këndon bukur dhe me ndjenjë, këngë kushtuar mësuesit dhe nënës.


Aktiviteti fillon me rregullimin dhe zbukurimin e klasës nga nxënësit së bashku me mësuesin me mjetet e sjella posaçërisht për këtë festë.

- Vendosja e bankave bëhet në formën e drejtkëndorit,duke lënë dalje të lira për hyrje dhe dalje të pjesëmarrësve në këtë festë.

- Në tabelë vendoset në shenjë nderimi flamuri shqiptar së bashku me flamurin kosovar.

- Këndohet nga e gjithë klasa Himni i Flamurit, shoqëruar me magnetofon.



(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)

(Shkëlzim Pepaj; Portali Shkollor)

1,264 Lexime
5 ditë më parë