PLATFORMË

Platformë për drejtimin e shkollës/Si të jesh drejtues i suksesshëm

Për të gjithë ata që aspirojnë pozicionin e drejtuesit të shkollës duhet me patjetër që të paraqesin në Komisionin e Vlerësimit platformën e bashkëqeverisjes së institucionit shkollor me një model platforme drejtimi. Ju paraqesim një të tillë...

SI TË JESH DREJTUES I SUKSESSHËM-Nga Gjok Gjergji


Duke qenë se të gjithë ata që aspirojnë pozicionin e drejtuesit të shkollës duhet me patjetër që të paraqesin në Komisionin e Vlerësimit platformën e bashkëqeverisjes së institucionit shkollor me një model platforme drejtimi, i cili ka rezultuar tepër produktiv në shkollen që kam drejtuar. Cilësi arsimi dhe klime suksesi-përzgjedhjeje profesionale dhe elitare-funksion bashkëqeverisës-lidership e transformues.


MENAXHIMI I SHKOLLËS

(Funksionimi i strukturave të saj)

(Platforma për drejtimin e shkollës)

SHKOLLA-tempulli i dijes dhe qyteterimit të shoqërisë njerëzore, rrugëtimi i gjithë hierarkisë së vlerave të jetës për kapitalin human. Është mësuesi lideri i arsimit, i cili me performancën e tij rrezaton dije, qytetari, mirësi, ku përveç kualifikimeve, së pari i duhet të jetë edukator, organizator dhe profesionist për mirëmenaxhimin e organizimit të nxënësve dhe rritjen e cilësisë së arritjeve të tyre. Për të qenë kjo pamja reale e shkollës sonë dhe në qasje produktive e gjithë komunitetit ku jemi të përfshirë, duhet të evoluojë një vizitor i ri dhe një plan strategjik afatgjatë me  ndërhyrje operacionale. Pra, ndryshimi është parimi bazë i ekzistencës, sepse shumë nxënës nuk e duan shkollën ose dalin keq në mësime. Përgjatë përvojës sime në arsim kam evidentuar një tërësi çështjesh thelbësore që kanë lidhje direkte me cilësinë e formimit të nxënësve si qytetarë së pari dhe si njeri i ditur së dyti.


Sipas këndvështrimit tim ekziston kjo pamje:

PIKAT E FORTA

1- Ka mësues që punojnë me përgjegjeshmëri të lartë dhe me metoda bashkëkohore.

2- Prindërit janë të interesuar për cilësinë e shërbimit të fëmijëve të tyre.

3- Nxënësit vijojnë rregullisht në shkollë.

PIKAT E DOBËTA

1- Ka mësues që në orën e mësimit nuk i arrisin objektivat e kërkuara për një orë mësimi sipas standardeve.

2- 70% e prindërve janë të arsimuar.

3- Infrastruktura, sidomos rrethimi i shkollës dhe laboratorët mungojnë pjesërisht për një mësimdhënie më të mirë.


ÇËSHTJET

- Mësuesit trajtojnë nxënësit me respekt, me dinjitet, pa presione, pa paragjykime, pa padrejtësira dhe kanë një harmoni mes kolegëve, gjithashtu me komunitetin e prindërve. Përkujdesen për mbarëvajtjen e nxënësve dhe vetëvlerësimin e tyre.

- Prindërit kujdesen që fëmija i tyre të ndjekë rregullisht shkollën dhe procesin mësimor, marrin pjesë në takime për fëmijën e tyre.

- Nxënësit janë të interesuar për vijimësinë shkollore në mënyrë që mos të humbasin asnjë orë mësimi pavarësisht nga largësia e madhe që kanë nga shtëpia në shkollë.


VIZIONI IM PËR SHKOLLËN

Model i bazuar në aktorët e ndryshimit duke përfshirë zhvillimin, transmetimin dhe zbatimin e imazhit të dëshiruar.

PARIMET 

Drejtim strategjik.

Krijimi i besimit që shkolla është institucioni ku nxënësi formohet dhe integrohet. Vlerësimi i burimeve njerëzore si aktorë të ndryshimit të pandërprerë. Bashkpunim konstant duke qenë dëgjues dhe komunikues. Të qenit proaktiv për të marrë përsipër çështje të rëndësishme edhe pse mund të jenë të vështira. Aftësia për të interpretuar drejt, organizuar e detajuar veprimet sipas aftësisë së secilit.


Standardet

1- Ndryshim në menaxhimin e mësimdhënies së nxënësit për të ndryshuar modelet e organizimit të punës me nxënësit për rritjen e cilësisë në mësimdhënie. Për këtë sigurohet që ky vizion të shprehet, të kuptohet qartë, të ndahet me gjithë komunitetin dhe të mbështetet nga të gjithë. Ngrihen grupe pune me mësuesit më proaktivë për të dhënë modele e teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke monitoruar ecurinë e procesit nga drejtoria e shkollës.


DREJTIMI I MËSIMDHËNIES TE NXËNËSIT.

Do të thotë nxitje e vlerave të fshehta të nxënësve duke menaxhuar mendimet e tyre. Monitorohen, v lerësohen dhe rishikohen praktikat e mësimdhënies në klasë dhe sigurohen strategji të përmirësimit të tyre nëpërmjet takimeve mes kolegëve.

Kështu, nxënësi nuk mbetet thjesht një objekt i arsimit, por të jetë i aftë të nxisë dhe të gjykojë, të japë mendim për të reaguar si qytetar dhe për t’u bërë i vetëdijshëm për të marrë menaxhimin e jetës së tij. Është pikërisht kjo strategji që sjell pritshmëri në vlefshmërinë e nxënësve, gjithëpërfshirje në të gjitha nivelet social të tyre si dhe në kultivimin e pandërprerë të mësimdhënies së pandarë nga edukimi.


ZHVILLIM PROFESIONAL BRENDA SHKOLLËS 

Gjithëpërfshirja e stafit në hartimin dhe zbatimin e praktikave të shkollës, nxitje e kualifikimit vetjak të personelit  përmes angazhimit në punë, sidomos mësuesit e rinj apo pa përvojë. Nëpërmjet marrjes pjesë në disa trajnime që ofron ministria e arsimit për kurrikulën e re. Ndërtohet një kulturë bashkëpunuese brenda shkollës duke pranuar përgjegjësitë dhe të nxjerrë në dukje arritjet e individëve dhe grupeve për të dhënë detyra për përmirësimin e tyre në difektet dhe problematikat që hasin gjatë proçesit mësimor.

Mbështeten me përgjegjësi organizmat e shkollës për të funksionuar në mënyrë dinjitoze, ku përveç integrimit të tyre të mos mungojë vlerësimi dhe promovimi i vlerave të trinomit mësues-prindër-nxënës, duke instaluar përvoja të tilla: nxënësi duhet të ndihet mirë në shkollë dhe i krijohet një klimë pozitive nëpërmjet aktiviteteve që shkolla organizon gjatë gjithë vitit dhe të jetë gjithëpërfshirës edhe me aktivitetet që vetë nxënësit organizojnë, nëpërnjet qeverisë së nxënësve në bashkëpunim me komunitetin dhe me të gjithë organizmat që shkolla ka.


MENAXHIMI I SHKOLLËS

Angazhim total në skanimin e problematikave të shkollës, sigurimi i analizës së të dhënave dhe interpretimi korrekt i rezultateve. Menaxhim i drejtë i stafit të shkollës dhe nxënësve të saj. Të mos mungojë përkushtimi, motivimi dhe bashkëpunimi me aktorët e tjerë dhe organizmat që shkolla ka në funksion. Është përgjegjësi morale dhe edukative rritja e cilësisë në shkollë vit pas viti dhe detyrë që mësuesit t'i japin empati nxënësve në mënyrë që të ndjehen mire në shkollë dhe të kenë një klimë pozitive. Të mos u mungojë dashuria e gjithë kolegëve, sidomos e mësuesve kujdestarë. Ështe detyrim profesional që nxënësit të motivohen në mënyrë të tillë që të shikojnë shkollën si vend edukimi, relaksi dhe të jenë gjithmonë të buzëqeshur.


ETIKA PROFESIONALE 

Besimi në demostrimin e vlerave të mësuesit. Imazhi i mësuesit ndikon drejtpërdrejt te nxënësit, përmes qëndrimeve të tij. Krijimi i një mjedisi ku respektohet kodi i etikës së mësuesit duke trajtuar të tjerët me respekt, drejtësi dhe dinjitet. Motivimi dhe puna gjithëpërfshirëse për të krijuar klimë pozitive duke mbrojtur të drejtat dhe raportet konfidenciale të nxënësve dhe të stafit. 


BASHKËPUNIMI I NJË KOMUNITETI

Të bëhet negociata me të gjithë aktorët e mundshëm qeveritar dhe joqeveritar për mirëqenien shpirtërore, morale, sociale e kulturore. Kjo do të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm fiziko-social. Komuniteti i prindërve është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e gjithë e vitit shkollor. Duhen marrë përgjegjësitë si drejtues dhe duhet justifikuar puna që bën kundrejt kolegëve, qeverisë së nxënësve, komunitetit të prindërve dhe organizmave qeveritarë. Duhet të kesh qëndrime të qarta dhe të caktuara në mënyrë që gjatë vitit shkollor të kesh arritje të mira dhe të qarta, nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm prind-nxënës-mësues. Përcjellja e një shembulli të mirë për një harmoni të madhe. Kolegët duhen trajtuar në mënyrë të barabartë pa bindje fetare dhe politike. Vetëm këshu shkolla do të ketë arritje.

 


(Drejtori i shkollës Rrape, Gjok Gjergji)

3,236 Lexime
1 javë më parë