Përdorimi

Programi i korrektimit, udhëzues se si mund ta shkarkoni

Të gjithëve na ka rastisur të bëjmë gabime drejtshkrimore gjatë shkrimit të një emaili ose një dokumenti në word. Por ekziston një program teknologjik i cili luan rolin e korrektorit. Ne ju tregojmë hap pas hapi se si mund ta shkarkoni atë.

Na ka ndodhur që kur shkruajmë një e-mail ose një dokument në word të jemi hasur me probleme te ndryshme,  përfshirë këtu edhe problemin sa i takon mënyrës së drejtë të shkrimit. Por ekziston një mundësi për t’ua lehtësuar punën në këtë drejtim. Pra ju do të mund të korrigjoni gabimet drejtshkrimore nëpërmjet një programi të posaçëm tekologjik i cili quhet programi i korrektorit AS 2.0 ose ai i drejtshkrimit. 

Programi për drejtshkrim AS 2.0 është një paketë profesionale dhe përcakton mënyrën më të mirë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Saktësia gjuhësore e programit AS 2.0 është arritur në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me gjuhëtarët më të shquar kosovarë. Programi përmban një fjalor prej mbi 150.000 fjalësh, të cilat, në varësi të kategorisë së cilës i përkasin, arrijnë në mbi 2.300.000 trajta të papërsëritshme fjalësh. 

Programi bën mbi 5 milionë korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit. 

Për të shkarkuar programin klikoni në këtë link: 

http://www.gjuhashqipe.net/softuere/softuere.aspx?ida=27

Në brendësi të materialit keni të shpjeguar në detaje edhe mënyrën e instalimit dhe përdorimit të programit, por ne po ju paraqesim në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë instalimin e këtij programi.



Hapi 1

Pas shkarkimit të programit, hapim materialin në dosjen në të cilën e kemi të ruajtur (zakonisht materialet e shkarkuara ndodhen në dosjen Shkarkime (Downloads)). Klikojmë dy herë mbi instaluesen.

(Foto ilustruese si më poshtë)

Hapi 2

Hapet një dritare e re. Në këtë dritare klikojmë në butonin “Next” për të vazhduar.

Hapi 3

Pranojmë kushtet e programit. Zgjedhim opsionin “I accept the terms in the License Agreement” dhe më pas klikojmë përsëri butonin “Next”.

Hapi 4

Zgjedhim mënyrën e instalimit. Programi ofron 3 mënyra të ndryshme: për përdorues të thjeshtë, për përdorues të avancuar dhe instalimi i plotë që kërkon më shumë memorie dhe kohë për instalimin. Ne ju sugjerojmë të zgjidhni të parën, “Typical”, që është edhe më i thjeshti dhe më i lehti për t`u përdorur nga të gjithë. Këtu nuk kemi nevojë të klikojmë mbi butonin “Next” pasi programi e mer automatikisht komandën për të vazhduar instalimin pasi të zgjidhni një nga tre mundësitë e lartpërmendura.

Hapi 5

Në dritaren e re klikojmë butonin “”Install” për të vazhduar instalimin.

Hapi 6

Për të mbyllur programin instalues, klikojmë në butonin “Finish”

Pas këtyre hapave programi është instaluar në kompjuterin tuaj.

Për të vënë në funksion programin, hapim një dokument të ri Word dhe shkruajmë një tekst sipas dëshirës. Më pas kalojmë në hapin tjetër:

Hapi 7

Në faqen e dokumentit shkojmë tek paneli “Revieë” dhe aty klikojmë mbi butonin “Set Language”.

Hapi 8

Në dritaren që hapet, siç e shikojmë edhe në ilustrimin e dhënë, mund të verifikojmë që programi që sapo instaluam është i rregullt. Kjo mund të shikohet tek gjuhët pasi në rastin tonë gjuha shqipe është me një shenjë që tregon që është funksionale. E përzgjedhim gjuhë shqipe (Albanian) klikojmë fillimisht tek komanda “Default”, në mënyrë që edhe në vazhdimësi të përdorim këtë gjuhë, dhe më pas klikojmë mbi komandën “OK”. Në vazhdim çdo shkrim që do bëni do të kontrollohet nga programi për gabime. 

Në ilustrimin e mëposhtëm ju paraqesim një shembull se si mund të përdorni programin. Fjalët e shkruara gabim janë të nënvizuara me të kuqe. Për të ndryshuar fjalën në formën e duhur apo të kërkuar klikojmë mbi fjalën me të djathtën edhe na hapet një dritare e vogël e cila na paraqet mundësit e ndryshme që mund të përdoret ajo fjalë. Klikojmë mbi fjalën që na përshtatet në fjalinë e shkruar.

(Përgatiti Arnold Përlala, Portali Shkollor)

2,309 Lexime
4 javë më parë