Portofoli personal dhe profesional

Provimi i kualifikimit, çfarë përmban dosja e mësuesit

Të gjithë mësuesit që po përgatiten për provimin e kualifikimit duhet të përgatisin dosjen e mësuesit. Më poshtë ju do të shikoni se çfarë duhet të përmbajë kjo dosje.

Të gjithë mësuesit që po përgatiten për provimin e kualifikimit duhet të përgatisin dosjen e mësuesit. Më poshtë ju do të shikoni se çfarë duhet të përmbajë kjo dosje.


Portofoli personal përmban këto dokumente:

a) CV me fotografi,

b) Vlerësimin e fundit të performancës që ka marrë kandidati nga drejtuesi i institucionit arsimor,

c) fotokopje e noterizuar e certifikatave me kredite,

d) fotokopje e noterizuar e dëshmive të titujve, gradave shkencore (nëse ka)

e) fotokopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes të gjuhëve të huaja (nëse ka)


Portofoli profesional përbëhet nga këta elementë:


a) Plani i aktiviteteve me nxënësit e një klase të caktuar apo në nivel shkolle mund të jetë plani si mësues kujdestar ose edhe si mësues i lëndës. Varet nga aktivitetet që ka planifikuar mësuesi. (1-3 pikë)


b) Testi përmbledhës sipas profilit përkatës mund të jetë testi në fund të periudhës së parë në një lëndë të caktuar për mësuesit që zbatojnë kurrikulen e re, ndërsa mësuesit e tjerë mund të planifikojnë një test kapitulli.(1-3 pikë)


c) Objektivat e arritjes për një kapitull janë zëvendësuar me "rezultatet e te nxënit" për periudhën e parë në një klasë të caktuar (përcaktuar në planet 3-mujore)  (nuk ka nevojë në tre nivele). (1-3 pikë)


d) Planifikimi i mësimit model duhet t'i referohet formatit të kurrikulës së re. Nëse mësuesi ka dëshirë mund të zhvillojë një plan ditor për dy orë të njëpasnjëshme (sipas organizimit 3 lëndë në gjashtë orë). (1-3 pikë)


e) Një plan të një Projekti kurrikular së bashku me përshkrimin e realizimit të tij. (1-3 pikë)

kandidati që nuk fiton të paktën 5 pikë për portofolin ose nuk dorëzon të paktën një element të portofolit, nuk merr pjesë në testin e kualifikimit.


f) Pikët bonus i merr kandidati kur zotëron: 

Me diplomë (SHPU, MND, Diplomë e ciklit të dytë Master mbi 60 kredite, Doktoratë) të fituar në fushën e edukimit. Nëse Diploma Master është fituar mbas datës 12.01.2011, duhet të jetë e njohur me provim shteti.  Diploma Master nuk përfiton pikë bonus, nëse vlen si kriter shkollimi për profesionin e mësuesit. (8 pikë)


Gjuhë e huaj e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës ose në testime ndërkombëtare. (7 pikë)


g) Programet orientuese sipas profileve do të publikohen në faqen e IZHA-s brenda datës 10.02.2018. Gjithashtu në faqen e IZHA-s do të publikohen edhe udhëzimet / dokumentet që mësuesit duhet t'i referohen për përgatitjen e tyre.


Detyrimi i mësuesve për realizimin e tre ditëve të trajnimit do të llogariten ditët e trajnimit që mësuesi ka marrë nga IZHA lidhur me zbatimin e kurrikules së re, portofolin e nxënësit,  etj. Gjithashtu do të llogariten edhe trajnimet që IZHA ka bërë sipas shkollave për kurrikulen e re gjatë periudhës shtator - dhjetor 2017 me drejtuesit e rrjeteve profesionale.


(Portali Shkollor)

19,113 Lexime
9 muaj më parë