Guidë

Si të rikthejmë materialet e fshira në kompjuter?

Ju ka ndodhur që të fshini një material, foto, video pa dashur dhe doni ta riktheni përsëri? Në rast se materialin e keni fshirë edhe nga koshi (Recycle Bin) është e pamunduar ta riktheni pa përdorur një aplikacion për rikthimin e materialeve të fshira.

Në guidën e mëposhtme, nëpërmjet aplikacionit Recuva (për paisjet windows) do të keni mundësinë të riktheni materialet që mund të keni fshirë pa dashje.


1. Klikoni në faqen zyrtare të aplikacionit Recuva

Klikoni në këtë link https://www.ccleaner.com/recuva/download/standard dhe aplikacioni do të shkarkohet automatikisht.


Instaloni aplikacionin duke klikuar mbi të dhe duke ndjekuar hapat si më poshtë:

2. Në dritaren që do të hapet klikoni Install.

3. Në dritaren pasardhëse klikoni Run Recuva.

Pasi aplikacioni instalohet, vazhdojmë më tej për të rikthyer materialet tona.


4. Klikoni butonin Next.

5. Në këtë dritare kemi mundësine të zgjedhim tipin e materialit që duam të rikthejmë. Pra nëse duam të rikthejmë një material në word ose pdf zgjedhim opsionin Documents, ose zgjedhim opsionin Pictures nëse duam të rikthejmë foto. Por në këtë rast do të zgjedhim opsionin All Files pasi ne duam të rikthejmë të gjitha materialet që janë fshirë.

6. Tableta pasardhëse na kërkon të specifikojmë vendodhjen e materialit para se të fshihej. Nëse ju e dini se ku ndodhej materiali mund të zgjidhni atë opsion, në rastin tonë ne nuk e dimë vendndodhjen e materialeve tona, kështu që zgjedhim opsionin I’m not sure i cili do të kërkojë në të gjithë hapsirën e kompjuterit tonë.

7. Në hapin e 7-të aplikacioni është gati për të bërë punën e tij. Por para se të vazhdojmë, nëse i hedhim një sy fotos së mëposhtme, shohim opsionin Enable Deep Scan, nëse klikojmë mbi të procesi do të kërkojë shumë kohë për të përfunduar por nga ana tjetër aplikacionin do të jetë në gjëndje të rikthejë materiale të cilat mund të kenë një kohë shumë të gjatë që janë fshirë. Është në dorë tuaj ta zgjidhni apo jo. Pasi kemi vendosur klikojmë butonin Start.

Kohëzgjatja e rikuperimit të materiale nga aplikacioni Recuva varion nga disa minuta në disa orë në varësi të sasisë së materialeve që mund të kemi fshirë.


Në momentin që procedura e gjetjes së materialeve të fshira mbaron, na shfaqet dritarja e mëposhtëme.


8. Në këtë dritare janë të listuara të gjitha materialet që aplikacioni ka mundur të gjejë nga kërkimi i tij.

9. Zgjedhim materialet që duam të rikthejmë, duke klikuar te kutia në krah të djathtë.

10. Pasi kemi zgjedhur materialet, klikojmë butonin Recover.

11. Aplikacioni kërkon të zgjedhim vendin ku duam t'i ruajmë materialet që duam t'i rikthejmë, në këtë rast do të zgjedhim Desktop.

12. Në përfundim të procesit, materialet që zgjodhëm janë rikthyer dhe ne mund t'i përdorim përsëri.

(A. D; Portali Shkollor)

7,967 Lexime
1 vit më parë