Opinion

Edukimi, "arma" që shndërron dobësinë në fuqi

Këto janë disa arsye pse edukimi e shndërron dobësinë në fuqi. Mesazhi është që të edukohemi dhe edukojmë të tjerët për një botë më të mirë, më të drejtë, më të barabartë, me një mirëqenie si në aspektin social ashtu edhe personal.

Shumë herë dëgjojmë për edukimin në radio, televizion, rrjete sociale, biseda rutinore etj. Por sa herë ia bëjmë pyetjen vetës se, çfarë është edukimi në këndvështrimin më të thellë të fjalës?! Të gjithë kalojmë ose kemi kaluar në këtë proces në kohen e sotme, dhe ky proces nuk është i lehtë. Secili individ ka nevojë të orientohet në karrierë, të marrë vetitë pozitive, të posedoj vlera etj., dhe këtë e bën edukimi.


Edukimi i aftëson njerëzit dhe i përgatit për përshtatje me botën çdo herë në ndryshim. Edukimi kërkon angazhim dhe përkushtim por ndihmon që të jemi më të formuar, më të rritur në aspektin njohës, që të zhvillohemi dhe emancipohemi.


Nëse e marrim si definicion, edukimi mund të merret si një proces i bartjes së virtyteve, vlerave dhe ndryshimit të sjelljes tek individi. 


Si e shndërron edukimi dobësinë në fuqi?!


1.Edukimi rrit konfidencën tek individi

Një person i edukuar ka vetëbesimin dhe vetëvlerësimin për të arritur shumëçka. Një person i edukuar i ka predispozitat për t’u përballur me çdo situatë dhe për t’ia dalë mbanë në çdo rrethanë. Ai ka aftësi shprehëse që t’i shpreh mendimet e tij, sugjerimet, dhe të flas atë që është e arsyeshme në mendjen e tij, por edhe që racionalizohet me të tjerët. Kjo sjell pjesëmarrjen e tij në shoqëri, e bën atë kontribuues për shoqërinë. 


2.Edukimi të bën të pavarur 

Në kohën e sotme, sfidat e jetës dhe dallgët që ka jeta nuk dihet asnjëherë se ku mund të na dërgojnë, për kë mund të kemi nevojë dhe kush do të mundet të na gjendet pranë. Edukimi mundëson që individët të bëhen të pavarur, të jenë në gjendje të përballojnë vështirësitë dhe të synojnë çdo herë për më tepër. Secili ka nevojë për mbështetje por kjo nuk do të thotë se gjithmonë e kemi të garantuar mbështetjen, andaj duhet disa gjera t’i bëjmë vet në jetë, me përgatitjen e duhur edukuese, intelektuale, për t’ia dal me sukses secilës sfidë.


3.Edukimi sjell barazi 

Edukimi hap dyert për çdo person pa marr parasysh gjininë, racën, statusin, gjendjen ekonomike. Vlerësohemi të barabartë kur kemi edukimin e nevojshëm, pa marr parasysh nëse në segmente të tjera nuk jemi te barabartë. Pra edukimi e bën barazinë mes njerëzve te ndryshëm. Edukimi si proces çdo herë përmirëson botën duke e bërë më të barabartë dhe më të drejtë. Nëse duam t’a shohim një botë më të drejtë, më të barabartë, atëherë duhet përdorur edukimi si i vetmi komponentë që mund t’i sjell rezultatet e pritura.


4.Edukimi mundëson realizimin e dëshirave dhe qëllimeve 

Secili nga ne ka ëndrra, qëllime, dëshira të fshehura për të cilat patjetër duhet të kalojmë përmes edukimit nëse dëshirojmë që t’i bëjmë realitet. Një person i edukuar e ka më të lehtë të arrij në zonën e suksesit. Fëmijët ëndërrojnë për shumëçka, dhe orientimi i tyre drejt edukimit dhe arsimimit mund t’i ccojë ata drejt protësimit të ëndrrave. Kjo qasje shërben si frymëzim për ta, që të mos kenë frikë për t’i ndjekur ëndrrat e tyre.

Këto janë vetëm disa arsye pse edukimi e shndërron dobësinë në fuqi. Andaj të edukohemi dhe edukojmë të tjerët për një botë më të mirë, më të drejtë, më të barabartë, me një mirëqenie si në aspektin social ashtu edhe personal. 


Nga Lekë Ukaj



Publikim N. Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

790 Lexime
9 muaj më parë