MËSIMDHËNIA BASHKËKOHORE

Interaktiviteti në mësimdhënie

Një term tjetër përveç termave edukim, arsimim, mësim, organizim etj, që dëgjojmë shpesh, në mësimdhënien bashkëkohore është termi "ineraktivitet". Përse interaktiviteti është një element kaq i rëndësishëm për mësimdhënien?

Në kuptimin e plotë të fjalës, me interaktivitet nënkuptojmë bashkëveprimin dhe bashkëpunimin në mes dy ose më shumë individëve, në mënyrë që ata të influencohen nga njëri tjetëri në një fushë të caktuar. Në mësimdhënie konkretisht në klasë, interaktiviteti realizohet nëpërmjet disa formave të punës, siç është forma e punës në çifte dhe forma e punës në grupe, por jo vetëm. Interaktiviteti përveç se realizohet mes nxënësve, ai realizohet edhe mes mësimdhënësve në raportin: nxënës – mësues, mësues-mësues. Drejtori i shkollës i nxit mësimdhënësit për kulturë bashkëpunimi, për arritjen e frytshme te suksesit.



Çfarë mundëson interaktiviteti në punën mësimore?


 Ofron burime të ndryshme informacioni 

Nëse ne punojmë, studiojmë, mësojmë pa marrëdhënie të ndërsjellta me subjekte të tjera, atëherë burimet tona te informacionit janë te kufizuare dhe orientohen vetëm në burime objektive. Dallimi mes “shkollës së vjetër” dhe “shkollës së re” ndër të tjera është se tani kemi shumëllojshmëri burimi të informacionit. 


Shkëmbim informacioni 

Përveç burimeve të ndryshme të informacionit, gjatë interaktivitetit padyshim që mund të ndërlidhim edhe njohuritë e shkëmbyera mes nxënësve. Secili nxënës është botë në vete dhe njohuritë e njërit dallojnë nga tjetri. Ata kur i shkëmbejnë njohuritë i rrisin informacionet qe i zotërojnë dhe kjo transformon dhe paraqet mënyrë të mësuarit.


Llojllojshmëri idesh dhe gërshetim mendimesh 

Mendimet dhe idetë e fëmijëve janë të ndryshme, andaj nëse ato gërshetohen sjellin frymëzim e sukses të ri. Përmes interaksionit fëmijët nxiten që të bashkëbisedojnë dhe të shprehin idetë, mendimet dhe sugjerimet mes njëri tjetrit. 


Mundësi të ndryshme komunikimi 

Nxënësit nxiten të komunikojnë edhe me gjuhën e shkruar dhe me atë të folur. Gjatë ciklit të ulët është e rëndësishme që nxënësit të nxiten të mbajnë shënime, të shkruajnë mesazhe mes njëri tjetrit, dhe të zhvillojnë komunikimin verbal dhe komunikimin e shkruar. Interaktviteti i determinon komunikimin verbal dhe të shkruar, për arsye se kemi nevojën e pjesmarrësve në komunikim.


Sa është i rëndësishëm interakiviteti? 

Pa dyshim që mësimdhënia bashkëkohore zhvillon dhe automatikisht krijon interaktivitet në mësimdhënie. Kjo është bazë e vlerësimit nga shumë psikologë dhe pedagogë, ku hulumtimet kanë treguar se interaktiviteti në qasjen e përditshme për dallim nga qasja tradicionale, ku kemi më pak interaktivitet sjell sukses më të madh dhe zhvillon komunikimin, shoqërimin, vetëvlerësimin dhe  vetëbesimin.


Mesazhi qëndron që të nxisim interaktivitetin në klasë, në punë, aktivitete të ndryshme, etj, në mënyrë që të kemi më tepër rezultat dhe atraksion në punën që kryejmë ose inciativën që kemi ndërmarrë.



Nga Lekë Ukaj


Përgatiti për publikim Parajsa Shtini

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

750 Lexime
1 muaj më parë