
Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021
Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021.
Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2020-2021.
Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2021 për arsimin e mesëm të lartë do të jenë:
- Lëndët e detyruara – Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj
- Provimi i lëndës me zgjedhje
Programet orientuese për lëndët e detyruara mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë, ndërsa programi orientues i lëndës me zgjedhje mbështetet në lëndën bërthamë dhe atë me zgjedhje.
Datat për provimet e Maturës Shtetërore janë këto:
Gjuhë e huaj - 03 qershor 2021
Gjuhë shqipe dhe Letërsi - 07 qershor 2021
Matematikë - 11 qershor 2021
Provimi me zgjedhje - 15 qershor 2021
Rezultatet e provimeve do të publikohen deri në datën 30 qershor, ndërkohë diplomat do të fillojnë të shpërndahen në datën 15 korrik.
Udhëzimin e plotë e lexoni këtu.
Burimi: Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Publikim Parajsa Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Planet mësimore të vitit shkollor 2020-2021 për Arsimin Fillor dhe Arsimin e Mesëm të Ulët
Provim, teksti argumentues
Ende mijëra nxënës braktisin shkollën çdo vit në Shqipëri...