POEZI

Në fillim ishte fjala

Poezi nga Jonart Hadri, klasa X, shkolla ”Ernest Koliqi”, në kuadër të muajit të letërsisë.

Në fillim ishte Fjala


Në fillim ishte Fjala,

dhe Fjala ishte me Perëndinë,

dhe Fjala ishte Perëndi.

Me tropare mësuam ta nderojmë,

himne lavdesh denjuam t`i këndojmë.

Nënës që farën tonë ngjizi,

dhe me çurka dijesh e mëkoi.

Edhe Fjala ngjalli Jetën,

vdekjen kyçi n'Hadh të zi.

Drynat e hekurt mortjendjellës,

u bënë virtytet, as unë, as ti.

Udhë e lartë,Fortesë diturie,

Frymëzim shenjtorësh!

Zbrit prej qiejsh flakërues,

rend ndër tokë, ec ndërpopuj.

Që të lartët Serafime,

t'adhurueshmit Keruvime,

madhështinë e gjithë Krijimit,

që Mbreti' Botëve solli në Jetë,

drejt ta sjellësh e përshkruash.

Siç edhe je urdhëruar,

prej që lartazi mbi re.

Logos-Fjalë Perëndi,

liman diturie bëhu,

kandil poetësh famëlartë,

që mes dallgëve të Jetës,

të ndriçosh...

të parëformuarin njeri.

Edhe Fjala u bë Mish, e banoi ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij,

si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit,plot hir e të vërtetë.



JONART HADRI, KLASA X, SHKOLLA”ERNEST KOLIQI”


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

745 Lexime
1 muaj më parë