
Poezia "Atdheu im"
Nxënësja e klasës së nëntë në shkollën "Adem Haxhija" Gladiola Tusha, u vlerësua me çmimin e parë në konkursin "Letrari i ri", me poezinë "Atdheu im". Ju ftojmë ta lexoni!
Në shkolla kanë nisur festimet përkujtimore të 75-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Kjo ngjarje, më e rëndësishmja e historisë së vendit, përkujtohet nga aktivitete të ndryshme, ndër të cilat është edhe krijimi i poezive kushtuar kësaj feste. Po sjellim poezinë të mirë të shkruar në dialektin gegë nga nxënësja e klasës së nëntë Gladiola Tusha, e cila mori çmimin e parë në konkursin “Letrari i ri” në shkollën “Adem Haxhija”. Ju ftojmë ta lexoni!
Atdheu im !
Kur kushtrimi lëshoj zâ
Kokë më kokë bashkë na ka bâ
U bamë bashkë në log t’rimërisë,
Më i gëzu, ditës t’lirisë!
Shpejt harruam, vitet e rânda,
Por shumë vjet, na mbajtën n’pranga,
Sot, a kurrë, mirë me kuptue,
Nga jem nisë, ku jem tuj shkue?
Sot me u ndalë, mirë, me mendue,
Pse kaq shpejt kemi harrue,
Jo, kështu s’do dalim n’dritë,
Kombi ynë, do mend, me u rritë!
Nuk është nder t’luftosh për emër,
Duaje tëndin me gjithë zemër,
Sot është, me u pendue,
Për karrige s’patëm luftue?
Tuj mendue vetëm për vete!
Gati n’fund, ne kemi mbetë!
Duaje vëllanë, që e ke pranë,
I vetmuar, gjenë belanë!
Punoi : Gladiola Tusha (Klasa e IX-të, shkolla “ADEM HAXHIJA” Postribë)
"Frikë", një tekst rrëfyes nga nxënësja Natali Bliu
Ta duam dhe të mbrojmë tokën
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit