Njoftim

Hapen aplikimet për numrin e ri të Revistës Pedagogjike. Ja cilat janë kriteret e pranimit

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, ka dhënë njoftimin e rëndësishëm në lidhje me aplikimin për numrin e ri të Revistës Pedagogjike. Hapen aplikimet për të dërguar artkujt për numrin e ri të revistës.

Kanë nisur tashmë aplikimet për të dërguar artikujt për numrin e ri të Revistës  Pedagogjike. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitare, ka njoftuar se tashmë aplikimet janë hapur dhe fokusi i kësaj reviste është të mundësojë ndarjen e ideve, parashtrimin e analizave, përvojave dhe kërkimeve.


Përzgjedhja e të gjithave aplikimeve do të kalojë në dy faza, ku faza e parë është dorëzimi i abstraktit i të gjitha çështjeve kryesore mbi artikullin që merr përsipër, ndërsa faza e dytë që është dhe ajo përfundimtare ka të bëjë me miratimin e abstrakteve dhe përgatitjen e artikujve, dhe aplikantët fitues do të njoftohen përmes email-it, për të vazhduar më tej me përgatitjen e artikullit, dhe dorzimin në afatin e përcaktuar.


Tre janë fushat në të cilat duhet të bazohet artikulli:


  •  Kurrikula dhe zhvillimi profesional i mësuesve dhe i drejtuesëve në kushtet e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19,
  • Sigurimi i cilësisë në arsimin parauniversitar në kushtet e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19;
  • Vlerësimi i performancës së arsimit paraunversitar në kushtet e situatës së krijuar ngfa pandemia Covid-19;


 Artikulli do të përzgjidhet bazuar mbi disa kritere që janë:


Numri i faqeve të artikullit duhet të jetë jo më pak se 5 faqe dhe jo me shumë se 12 faqe;


Formati është A4, shkrimi 12, Time New Roman, me një hapësirë midis rreshtave;


Referencat përgjatë artikullit duhet të vendosen me numra dhe në fund të faqes  të vendoset referenca e plotë me shkrimin 10, Times New Roman;


Në fund të artikullit duhet të vendoset biblografia që përfshin autorin, titullin e botimit, shtëpinë botuese, vendin, vitin e botimit, numrin e faqes.



Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë artikujt e tyre brenda datës 30 nëntor 2020, në formë elektrike në adresën: [email protected]



NJOFTIMI I PLOTË PËR BOTIM NË REVISTËN PEDAGOGJIKE

Përgatiti: Marina Kërçeli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,439 Lexime
3 vjet më parë