Thirrja

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë: "Tregoni kujdes të veçantë, shkollat rrezikojnë të mbyllen"


MASh e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj të facebook, bën thirrje për kujdes të veçantë, pasi në të kundër nëse situata pandemike përkeqësohet do të merret vendimi për mbylljen e shkollave.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj të facebook  u ka bërë thirrje të gjithë personave përgjegjës përfshirë këtu prindër, mësues, dhe kujdestarët ligjorë që të tregojnë kujdes të veçantë në shkollë, oborrin e shkollës në mënyrë që të gjithë të japin kontributin për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.


Kjo thirrje vjen si nevojë për kujdes të veçantë, pasi në të kundër bazuar në ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkollat rrezikojnë të mbyllen nëse situata pandemike përkeqësohet.

Gjithashtu një tjetër thirrje që MASH, ka kërkuar vjen dhe për Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.


Është kërkuar gjithashtu për taks forcat e shkollave të kujdesen për zbatimin e të gjithave masave, të vlerësojnë edhe situatën për shkollat që hasin vështirësi në organizim, dhe nëse shihet e nevojshme ato të kalojnë në mësim online.


Përgatiti: Marina Kërçeli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,356 Lexime
3 vjet më parë