1 Regjistrohuni në portalishkollor.al

Nëse akoma nuk jeni regjistruar, ndiqni këtë link http://ti.portalishkollor.al/register

Që të regjistroheni duhet të plotësoni formularin me të dhëna të sakta dhe të konfirmoni regjistrimin në e-mail tuaj.

Pas regjistrimit me sukses, zgjidhni dhe konfirmoni qytetin, shkollën, klasën dhe grupin në të cilin bëni pjesë. (Kini kujdes, zgjidhni klasën dhe grupin e saktë)

2 Shkarkimi i platformës e-libri shkollor ALBAS

Në varësi të pajisjes dhe sistemit operativ që përdoni, shkarkoni dhe instaloni platfomën e-libri shkollor ALBAS nga ky link:
www.portalishkollor.al/e-libri/shkarko.php

3 Shkarkimi dhe instalimi i librit tuaj digjital

Pas hapjes së platformës e-libri shkollor ALBAS dhe pranimit të kushteve të përdorimit hapet faqja ku duhet të shënoni përdoruesin dhe fjalëkalimin me të cilin jeni regjistruar në portalishkollor.al

Pas regjistrimit, hapet rafti juaj dhe ju duhet të vendosni kodin e librit digjital që keni përzgjedhur tek fusha "Vendosni kodin". Pas vendosjes së kodit ju paraqitet kopertina e librit digjital në raft.

Pas zgjedhjes së librit, hapet një dritare e re me informacion të shkurtër për librin dhe opsionin për shkarkim. Shkarkimi i librit varet nga shpejtësia e linjës së internetit.

Kur përfundon shkarkimi, kopertina e librit bëhet me ngjyra. Libri është i gatshëm për përdorim.