Lojëra për bebet

Aktivitete dhe lojëra për fëmijët nga mosha 18-24 muajsh në kushte shtëpie

Në këtë kohë që fëmijët tuaj ndodhen më së shumti në shtëpi aktivitetet për ta duhet të jenë më të shumta nga ju, në mënyrë që ata të kalojnë momente të bukura dhe argëtuese. Lojërat janë një zgjidhje e mirë. Ne po ju sugjerojmë të tilla për moshën 18-24 muajsh.

Nëse jeni duke kërkuar ide se si mund t'ia arrini qëllimit që fëmijët tuaj vegjël të mbeten të angazhuar dhe aktivë në këtë periudhë vere, ne ju kemi përgatitur një listë me aktivitete dhe lojëra të cilat ju mund t’i luani së bashku. Këto lojëra i përkasin moshës 18-24 muaj. Inkurajohet  që t’i bëni këto lojëra e aktivitete  së bashku me fëmijën tuaj, pasi fëmijët kanë nevojë për ndërveprim social, qoftë edhe kur janë duke luajtur. Për fëmijët më të vegjël, loja e pavarur zgjat pak dhe ata kanë nevojë për ndërveprim shoqëror.


Fëmijët e grupmoshës 18-24 muajsh (apo nga 1 vjeç e gjysmë deri në  2 vjeç) nisin të ecin, mund të ulen pa mbështetje, mund të rrotullohen, venë re, entuziazmohen me stimujt e rinj. 


Lodra për fëmijë 18 muajsh deri 2 vjeç

-Topa 

-Formuese me copa të mëdha

 -Kukulla, kafshë të mbushura 

-Tulla formuese

- Lodra tematike (ferma, shtëpia, familja)... me copa të mëdha

- Makina Piramida me unaza Materiale ndërtuese (tulla, blloqe)

- Materiale për aktivitete arti (lapustila, plastelinë – gjithmonë kontrolloni nëse janë jo toksike).

- Karroca apo kafshë që fëmija mund të hipë 

-Tablo për pikturë ose dërrasë me shkumës 

-Tren Karrocë me pedale 

-Kafshët e vogla janë shumë të dashura për fëmijët dhe mund t’i gjeni në shumë lloje (sigurohuni që kanë cilësi të mirë të plastikës) 

-Vegla Instrumente muzikore 


Krijo me fëmijën tënd me këto lodra, ji pjesë e tyre

Merr dhe jep do të shohësh se si fëmija do të nis të reagojë më shumë ndaj ngjyrave të forta, figurave gazmore, formave dhe modeleve që tërheqin vëmendjen, kështu do të nisë të kontrollojë dhe koordinojë më mirë trupin edhe në ambientin e krijuar në shtëpi.


Libra me ilustrim (libra me fruta/perime, kafshë)

 Librat me dëgjim me CD nuk zëvendësojnë leximit që ju duhet t’i bëni fëmijës suaj pasi eksperienca që përjeton gjatë kohës që ju i lexoni është tepër e ndryshme. Kur i lexoni pyeteni nëse i di emrin e objekteve që sheh në figurë etj.


Bojëra dhjami 

Tani fëmija juaj është i interesuar për të lënë shenjat e tij kudo, në mure e mobilie. Prandaj krijoni një hapësire, jepini një letër të madhe ose ngjiteni këtë letër diku dhe jepi disa bojëra dhjami.


Topi 

Jepja ta godas, shkelmoj, hedh e luaj si të dojë.


Instrumente muzikore 

Fëmijët e duan shumë muzikën dhe shfrytëzojnë çdo rast për të krijuar muzikën e tyre të artë. Jepi një instrument lodër dhe lejoje të luaj si të dojë!


Blloqe të mëdha/të mesme

 Loja me blloqe ndihmon fëmijën tuaj përmes kapjes, vendosjes njëri sipër tjetrit dhe organizimit. Blloqet duhet të jenë në madhësi të mesme ose mëdha. Mund të përdoren dhe përbërje druri.


Nëse dëshironi të shihni më konkretisht lodrat PINO për grupmosha të ndryshme dhe të njiheni me çmimet e tyre përkatëse ju mund të klikoni në këtë link: https://albas.al/wp-content/uploads/2019/11/Katalogu-Pino-2020.pdf


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

9,716 Lexime
3 vjet më parë