AKTIVITETET JASHTËSHKOLLORE

Aktivitete jashtëshkollore për të aktivizuar fëmijët

Përveç shkollës është e rëndësishme që fëmijët të kalojnë një pjesë të kohës së lirë në aktivitete jashtëshkollore të cilat janë shumë të rëndësishmë për rritjen dhe formimin e tyre. Ja cilat janë shtatë prej tyre...

Përveç shkollës është e rëndësishme që fëmijët të kalojnë një pjesë të kohës së lirë në aktivitete jashtëshkollore të cilat janë shumë të rëndësishmë për rritjen dhe formimin e tyre.


Përveç shkollës është e rëndësishme që fëmijët t'i dedikojnë kohë aktiviteteve të tjera, jashtëshkollore, të cilat ndikojnë në socializimin e tyre. Rritja e tyre në mënyrë të shëndetshme përcaktohet edhe nga këto aktivitete. 


Por, cilat janë aktivitet edukative jashtëshkollore që mund të zgjidhni për fëmijën tuaj? Po rendisim disa prej tyre.



Aktivizimi në sporte të ndryshme

Përfshirja në aktivitete teatrale

Kurse dhe laboratorë muzikorë për fëmijë

Kurse artistike për të vegjlit

Aktivitete jashtëshkollore informatike në varësi të moshës së fëmijës

Kurse për të mësuar gjuhë të huaja

Kurse gatimi për fëmijë

Për të stimuluar krijimtarinë dhe mendjen e fëmijëve që në moshë të vogël është e rëndësishme që prindërit të zgedhin për ta aktivitete të ndryshme që  ndihmojnë ata të rriten, të socializohen, të zbaviten. Sigurisht përzgjedhja duhet bërë në bazë të vetë preferencave të fëmijës, sepse prindërit nuk duhet të bëhen pengesë e zgjedhjeve të tyre.


(Portali Shkollor)

3,920 Lexime
5 vjet më parë