Figurë arsimi

At Lorenzo Milani, një nga zërat më të rëndësishëm të pedagogjisë italiane

Përtej krijueshmërisë didaktike gjërat më të rëndësishme që mund të studiohet nga At Milani janë mënyra jonë për të qenë në marrëdhëniet arsimore, dashuria për profesionin dhe punën e mësuesit, shkollë bëhet edhe në vendet e varfra dhe nuk është pagesa që e bën mësuesin misionarë.

Hapat e parë që At Milani ndërmori në krijimin e një shkolle popullore ishin ato të mbajtura në San Donato Calenzano, por do të jetë në Barbiana, një fshat i vogël i humbur në malet e Toskanës, që ai bëhët një nga pedagogjistët më të rëndësishëm në historinë italiane. Sapo mbërriti atje ai bëri menjëherë dy gjëra: në mbrëmje së bashku me dhjetë djemtë e pranishëm në Barbiana themeloi shkollën popullore, ndërsa të nesërmen shkoi në komunë për të blerë një copë vend në varrezat poshtë kishës, për të treguar se qëllimi i tij ishte të rrinte gjatë në Barbiana.

At Lorenzo Milani

Elementet e pedagogjisë së tij nuk mësohen në libra, por janë të ndërtuara nga poshtë, duke filluar nga përvoja. Pedagogjia, për At Milanin, ishte ushtrimi i një mendimi konkret, të mishëruar.


1. Marrja e përgjegjësisë

Pedagogjia e dalë nga përvoja e mësoi atë që jo të gjithë nxënësit mund të trajtohen në mënyrë të barabartë. Veprimi edukativ është marrje përgjegjësie, i cili kërkon interes të vazhdueshëm. Kjo bindje e bëri At Milanin të ngrinte një shkollë që ishte e aftë të kapte dhe të përshtatej konkretisht me nevojat e nxënësve. Shkolla e tij bazohej në drejtime të personalizuara, fleksibël dhe të orientuara drejt lulëzimit të secilit.

Marrja e përgjegjësisë nuk është një strategji, tregon mbi të gjitha një qëndrim të thellë të mësuesit, besimin e tij në të, shfaq një zgjedhje etike, një përfshirje personale dhe një kërkim të vazhdueshëm për veten. Qëndrimi i përjetuar nga mësuesi si edukator dëshmitar bëhet një kusht thelbësor sepse nxënësit mësojnë të jenë qytetarë të vetëdijshëm dhe pjesëmarrës në çështjet publike, njerëz që i kanë për zemër ngjarjet e botës në të cilën jetojnë.


2. Ndjenja

Ky është kusht sepse shkolla ja arrin. At Milani thoshte për nxënësit e tij: "Ju kam dashur më shumë se Zotin, por shpresoj se Ai nuk u kushton vëmendje këtyre hollësive dhe ka shkruar gjithçka në llogarinë e tij". Dashuria e tij nuk ishte një dashuri e plogët, por dashuri e një personi të sinqertë dhe të pasionuar. Ndjenja edukative, e cila për të ishte motori i çdo veprimi, ndonjëherë shprehej edhe përmes qortimit, apo ndonjë qëndrimi ironik, por të përzemërt dhe ai dinte të ndërtonte marrëdhënie të vërteta.


3. Ambienti motivues

Shkollë me kohë të plotë nga tetë e mëngjesit deri në shtatë të darkës dhe 365 ditë në vit, që do të thoshte që çdo moment i ditës (puna e bërë së bashku, kërkimi, dreka e përbashkët, lexime të ndryshme, laboratori) duhej të përjetohej si një moment edukues. Të bësh edukues çdo moment dhe mjedisin në tërësi është një qëllim i kuptuar qartë. Vetë mjedisi çon në zbulimin e motivit të thellë që lëviz, bërja e gjërave për të tjerët dhe gjithçka sugjeronte që: "Njohuria shërben vetëm për ta dhënë atë". Mësimi zhvillohej jashtë nga prilli deri në tetor, ndërsa gjatë dimrit zhvillohej brenda ambienteve të kishës. 


4. Kontakti me realen

Objektet kulturore në Barbiana nuk janë njohuri që pasi të bëhen shkollore dhe në mënyrë të pashmangshme të shuhen, ato janë njohuri të gjalla dhe autentike, të cilat mbahen brenda forcës së ekzistencës. Në laboratorin në Barbiana, i cili vizitohet edhe sot, në klasën ku mbaheshin mësimet, njohuritë mund të prekeshin me dorë dhe detyrat ishin reale. Laboratori bëhej stil mbizotërues edhe në klasë, ku nisej me revistat për të mobilizuar njohuritë e disiplinave të ndryshme, italisht, histori, gjeografi, por edhe ekonomi dhe astronomi. Mysafirët kalimtarë ‘punësoheshin’ si mësues dhe u kërkohej të trajtonin ndonjë tematikë nga bota.


5. Fjala

T’iu japësh fjalën atyre që nuk kanë çfarë të flasin dhe t’iu japësh fjalën janë dy momente të së njëjtës lëvizje që synon edukimin e "qytetarëve-sovranë" dhe jo "subjekteve të bindur". Kryesorja e fjalës, domethënë të mësosh të kuptosh, të shprehesh mirë, në mënyrë të saktë dhe reale, në fusha të ndryshme, e cila behët një me nevojën për të mësuar e menduar vetë, për tu bërë qytetarë të vetëdijshëm.

Pra bëhet fjalë për t'u dhënë kuptim fjalëve që përdoren dhe për të shprehur me fjalë përvojat e jetuara, për të kuptuar veten dhe për të ndërtuar me të tjerët një shoqëri demokratike. Nga këndvështrimi didaktik, kjo do të thotë të punosh për pasurimin leksikor (të gjesh fjalën si një çelës që hap të gjitha dyert), stimulimi i vazhdueshëm i pyetjeve, dhënia e mundësisë për përgjigje, ofrimi i mundësive të shumta për tu shprehur, për të folur dhe duke praktikuar shkrimin kolektiv.


6. Krijueshmëri didaktike 

Krijueshmëria didaktike, në Barbiana, lind nga dëshira dhe kokëfortësia për të mësuar të gjithë. Nevojitet mprehtësi didaktike për të transformuar leximin e teksteve në ngjarje reale njohëse, për të stimuluar veprimin inteligjent të nxënësve aktivë, të angazhuar në detyra reale, motivuese dhe të ftuar për të mbledhur të dhëna, për të dokumentuar, për të intervistuar mysafirë dhe të ftuar, për të mësuar me të tjerët dhe për të krijuar situata në të cilën, ata që dinë mund të mësojnë ata që kanë nevojë të mësojnë.

Këto strategji në gjuhën e sotme janë si: "didaktika e detyrave autentike", "nxënie bashkëpunuese", "nxënie me anë të përvojës", "mësimdhënia e ndërsjellë", " peer tutoring " etj. Matrica e të gjithave - dhe oksigjeni i tyre i pazëvendësueshëm - është pasioni edukues i mësuesit, më shumë qenia sesa të bërit. Strategjitë didaktike, vetëm, nuk janë të mjaftueshme nëse ato nuk bëhen të gjalla nga qëndrimet e thella dhe nga plotësia e humanitetit të arsimtarit.


7. Njohja dhe vlerësimi

Vlerësimi mirënjohës është ai që shpërblen lëvizjen, më shumë sesa thjeshtë rezultati dhe i kundërvihet vlerësimit poshtërues ose atij të përjetuar. Vlerësimi që nevojitet është ai që ndihmon të mësohet, që lejon të bëhen gabime dhe ofron tregues se si të përmirësohemi. Vlerësimi, mundësia për të zhvilluar vetëdijesimin e asaj që është mësuar vjen nga vetë gjërat dhe nga përvojat e realizuara. Kjo ishte një shkollë e veçantë, as me nota, as dëftesë notash dhe as rrezik dështimesh.


Përfundime

Nuk ka diskutim që mendimet pedagogjike të At Lorenzo Milani janë aktuale edhe sot, por kjo nuk do të thotë që duhet të rikopjohet. 

Madhështia e tij shihet në fjalët e fundit të veprës: “Nuk kam nevojë të lë një testament me dëshirat e mia të fundit sepse të gjithë e dini çfarë u kam thënë gjithmonë: bëni shkollë, bëni shkollë, por jo si unë, bëjeni si do t’a kërkojnë rrethanat. Keq nëse ju thonë: At Milani do ta kishte bërë atë në një mënyrë tjetër. Mos i jep të drejtë, bëjeni të heshtë, duhet të veproni siç do të sugjerojë mjedisi dhe epoka në të cilën jetoni. Të jesh besnik ndaj një njeriu të vdekur është pabesia më e keqe”.

Përtej krijueshmërisë didaktike gjërat më të rëndësishme që mund të studiohet nga At Milani janë: 

  • Mënyra jonë për të qenë në marrëdhëniet arsimore.
  • Dashuria për profesionin dhe punën e mësuesit. 
  • Shkollë bëhet edhe në vendet e varfra dhe nuk është pagesa që e bën mësuesin misionarë.   


Përgatitur nga Profesor Lekë Pepkolaj

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

593 Lexime
1 javë më parë