Nisma “Babagjyshi sekret”

“Babagjyshit, Poli i Veriut, Kutia Postare 47”

Të gjithë fëmijët e ciklit arsimor 9-vjeçar mund të shkruajnë një letër për “babagjyshin sekret” dhe ta dërgojnë atë në adresën “Babagjyshit, Poli i Veriut, Kutia Postare 47”. Gëzuar festat!

Gjithçka nisi një vit më parë. Në vigjilje të festave të fundvitit, mori udhë nisma “Babagjyshi Sekret”, një platformë online që u dha mundësinë fëmijëve të dërgonin letrat me dëshirat për babagjyshin e tyre.


Dëshira e mirë e shprehur përmes një letre të shkruar nga vet fëmija me shkrim dore do të prekë zemrën e babagjyshit sekret. Pranë çdo filiali të Postës Shqiptare, apo pranë çdo kutie postare të dedikuar të Babagjyshit Sekret, mund të postohen letrat e vogëlushëve. Fëmijë të ndryshëm të ciklit 9-vjeçar, nga e gjithë Shqipëria kanë mundësinë të shkruajnë me shkrim dore, një letër me kërkesë për dhuratë drejtuar “Babagjyshit, Poli i Veriut, Kutia Postare 47”.


Pasi fëmijët të kenë postuar letrat e tyre, ato do të grumbullohen dhe do të dërgohen në pikën qendrore të grumbullimit në “Polin e Veriut”. Këto letra, organizohen sipas datave, skanohen dhe hidhen online në platformë.


Prej andej me afishimin e tyre, gjithkush do të jetë në gjendje të njihet me dëshirat e shumë vogëlushëve dhe të përzgjedhë se për kë apo për cilët prej tyre, do të bëhet babagjysh sekret i këtij fundviti.


Gëzuar festat!


(Portali Shkollor)

2,775 Lexime
6 vjet më parë