Botuesit nga Kosova në panairin e librit në Frankfurt
Pjesë e këtij panairi do të jenë edhe botuesit kryesor kosovarë, përfshirë dhe “Albas”, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.
Botuesit kryesor kosovarë do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt të Gjermanisë, që hapet sot. Me mesazhin “Fjalët bashkojnë botën”, në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 7,500 ekspozues nga e gjithë bota.
Pjesë e këtij panairi do të jenë edhe botuesit kryesor kosovarë si: “Buzuku”, “Koha”, “Faik Konica”, “Pema”, “Artini”, “Dukagjini”, “Albas”, “Meshari”, “Magjia e Librit”, “Noa”, e të tjerë, si dhe institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Universiteti i Prishtinës.
Stenda e botuesve të Kosovës, C99, të prezantuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) gjendet në sallën 4.0, aty ku janë edhe të prezantuar botues dhe shtetet ndërkombëtare si: Ukraina, shtetet skandinave, bota arabe, shtetet baltike, Belgjika, shtetet e Evropës Qendrore, Holanda, etj. SHBK, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se këtë vit ky panair fokusohet në temën e përkthimit në shumë drejtime: në gjuhë të tjera, format e tjera të mediumeve dhe konteksteve – dhe nevojës për mirëkuptim dhe komunikim ndërkulturor.
“Nën moton ‘Creatividad Desbordante’, e ftuar e nderit e këtij viti, Spanja, do të prezantojë zhvillimet dhe prirjet në jetën e saj letrare dhe kulturore dhe, veçanërisht, industrinë e saj aktuale letrare dhe krijuese. Përmes letërsisë, do ta zbulojmë këtë vend magjepsës”- thuhet në njoftimin e SHBK-së. Shumë prej shkrimtarëve të njohur botëror do të jenë pjesë e këtij panairi.
Stenda e SHBK-së në Panairin e Librit në Frankfurt. Foto: SHBK.
Sipas SHBK-së, në fundjavë në stendën e Kosovës do të mbahen promovime e orë letrare.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Këshilla për mësuesit që punojnë me tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”