Çfarë është dhe për çfarë shërben kompjuteri?
Ky është një leksion i dedikuar për fëmijët e vegjël, që të njohin sa më mirë dhe shpejt funksionin e kompjuterit.
Kompjuteri është një makinë që e komandon njeriu dhe ka vetëm dy gjëra më shumë se ne: është shumë i shpejtë dhe ka shumë memorie për të kujtuar gjërat.
KOMPJUTERI PËRBËHET NGA TRE NJËSI:
- TASTIERA DHE MIU (mouse) që shërbejnë për t’i ushqyer informacionin, mund të themi që është goja e kompjuterit.
- BARKU ku gjendet truri, pjesë të ndryshme, memoria e kompjuterit, që shërbejnë për të përpunuar, tretur dhe ruajtur ushqimin e informatikës.
- EKRANI që shërben për të parë , PRINTERI për të shtypur në letër dhe BOKESET për të dëgjuar muzikën
ÇFARË MUND TË BËJMË ME KOMPJUTERIN TONË?
1-TË LUAJMË
2-TË SHKRUAJMË
3-TË VIZATOJMË
4-TË SHOHIM FOTOGRAFITË
5-TË SHOHIM FILMA
6-TË DËGJOJMË MUZIKË DHE PËRRALLA
7-TË LUNDROJMË NË INTERNET DUKE KËRKUAR INFORMACIONE
8-TË BËJMË KËRKIME PËR SHKOLLËN
9-TË FLASIM ME NJERËZIT TANË TË DASHUR QË JETOJNË LARG.
10-TË BLEJMË VESHJE, LODRA DHE GJËRA TË BUKURA
11-TË BLEJMË NJË BILETË AVIONI PËR TË UDHËTUAR JASHTË
Këshilla për prindërit!
- Rregulloni mirë tavolinën dhe karrigen ku do të ulet fëmija, në lartësinë e duhur, jo i shtrirë, shpina të jetë drejtë.
- Fëmijët nuk duhet të lundrojnë në Internet pa praninë e një të rrituri.
- Nuk duhet të qëndrojnë për shumë se dy orë përpara kompjuterit sepse i dëmton shëndetin.
- Vendosni një program që ndalon lundrimin në ëebsitet për të rritur.
Përgatiti Durim Lika
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Si të shkruajmë shkronjat e gjuhës shqipe “ë”, “Ë”, “ç”, “Ç” me një tastierë italiane!
Si të kthejmë një dokument nga PDF në WORD?