Vjershë

Dimri

“Dimri”, vjershë nga nxënëset e klasës së 6-të, Elma Hysaj dhe Orgena Brahimataj të shkollës “Adem Haxhija”, Postribë.

Dimri


Erdhi dimri me dëborë

Erdhi era me reshje të ftohtë,

Kaloi era fusha, male anembanë

Veshi dëbora çatitë me shtresë të bardhë.

Të qeshurat e fëmijëve dëgjohen në çdo anë

Duke luajtur e luftuar me topa bore anembanë,

Mbushen  me tym oxhakët e shtëpive 

dhe presin me padurim që bora të bie mbi çatitë e tyre.

Festat po afrohen bashkë me dhurata 

dhe fëmijët po presin me padurim per ta,

Babagjyshi kalon mbi çdo çati shtëpie

për të kënaqur të vegjlit e tyre të shtëpive.



Punuan: Elma Hysaj&Orgena Brahimataj

Klasa VI

Shkolla “Adem Haxhija”, Postribë


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,678 Lexime
2 vjet më parë