Poezi

"Dita e parë e shkollës" - poezi nga Ioana Vojanoviç

Nxënësja e klasës së 6-të, Ioana Vojanoviç, ndan me të gjithë ne këtë poezi për ditën e parë të shkollës. Përveç pasionit për të lexuar libra, ajo ka dhe shumë dëshirë të shkruajë.

Dita e parë e shkollës 


Pemët po zhvishen, gjethet po bien,

Rrugët veshën tapetin e artë.

Fëmijët të veshur si trëndafila zjarre,

Me çantë në dorë,

Me ëndrra mbushur plot,

Po kalojnë portën e shkollës,

Sa të lumtur janë sot.

Mësuesen po takojnë,

Që i pret krahë hapur si shqiponjë,

Që t’i mbaj dhe t’i ketë medaljon.




Nga Ioana Vojanoviç, klasa VI, shkolla “Dertliu”

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

968 Lexime
8 muaj më parë