PROFIL

Enxhi Kamxhiu, nxënësja e talentuar në art dhe në shkencë

Enxhi Kamxhiu është nxënësja e shkëlqyer e shkollës “Bajram Curri”, Durrës, e cila ka pasion pikturën dhe shkencën. Enxhi ndjek klasën e tetë dhe është një nxënëse shumë aktive.

Enxhi Kamxhiu është nxënësja e shkëlqyer e shkollës “Bajram Curri”, Durrës, e cila ka pasion pikturën dhe shkencën. Enxhi ndjek klasën e tetë dhe është një nxënëse shumë aktive. Rezultatet shumë të larta në mësime si dhe aktivitetet shkollore e jashtëshkollore janë pjesë e saj. Lëndët e saj të preferuara në shkollë janë shkencat, në të cilat Enxhi ka demostruar shumë aftësi. Fitoret në disa olipiada shkollore e më gjerë, na paraqesin një nxënëse të përkushtuar dhe të talentuar. Në olimpiadën e matematikës, oranizuar në rang rrethi ka fituar çmimin e katërt. 



Mirëpo, shkencat janë vetëm një anë e Enxhit, pasi ana tjetër i përket artit dhe sportit. Talenti në pikturë është shumë i dukshëm, për të cilën ajo ka ndjekur edhe një kurs. Këtë pasion Enxhi e ka demostruar që në fëmijëri, duke pikturuar piktura me tematika të ndryshme: portrete, natyrë të qetë, etj. Më së shumti Enxhi është e dhënë pas portreteve, pasi përmes tyre arrin të shprehë karakteret njerëzore. Enxhi preferon të merret gjatë me art. Të ardhmen e sheh si artiste, por edhe në një profesion tjetër, zgjedhja e të cilit patjetër që i përket të ardhmes. Shahu është një tjetër pasion i Enxhit. Mban kupën e shahut, pasi ka fituar çmimin e dytë në rang rrethi. 



Enxhi gjatë ushtrimit të talenteve të saj është vlerësuar me shumë çmime. Në klasë të gjashtë, në konkursin e organizuar në pikturë për festat e Nëntorit, ajo fitoi çmimin e tretë. Në klasë të shtatë, fitoi çmim inkurajues në pikturë, me temë “Festat e 7 dhe 8 marsit”. Me siguri, nxënësja do triumfojë edhe në shumë konkurse të tjera në të ardhmen, pasi vullneti, siguria, pasioni, puna dhe talenti e kanë shoqëruar dhe do ta shoqërojnë gjithmonë. 


Më poshtë ju ftojmë të shikoni disa nga pikturat e realizuara nga Enxhi. 


Përgatiti Parajsa Shtini


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,380 Lexime
3 vjet më parë