Ese/ "Frika ime më e madhe në jetë!"
Që në fëmijëri ekzistojnë ato instinktet e para të frikës sepse gjithçka varet nga mënyra se si trajtohet një fëmijë, si nga familja ashtu edhe nga rrethi shoqëror.
Frika është ajo ndjesia që çdo njeri, në çdo fazë të jetës së tij e përjeton patjetër sepse jetës nuk dihet se ku dhe si të përplas! Madje që në hapat e parë që hedh një fëmijë i vogël ka frikë të provoj deri në momentin që mësohet dhe e heq atë ndjesi prej vetes. Që në fëmijëri ekzistojnë ato instinktet e para të frikës sepse gjithçka varet nga mënyra se si trajtohet një fëmijë, si nga familja ashtu edhe nga rrethi shoqëror. Megjithatë kjo është ajo faza e pare edhe më e lehta, sepse gjithmonë ke dikë që të ndihmon t’a kalosh.
Por ndjesinë e vërtetë të frikës një qenie njerëzore e ndjenë në momentin që rritet dhe përballet me shumë sfida të cilat në përfundim, përveç të tjerave të lenë edhe shijen e hidhur të frikës.
Po të cilës frikë?
Të frikës se mos gabon dhe lëndon njerëzit që do, të frikës se mos ndërmerr hapa të gabuar dhe dështon, të frikës se mos humbet njerëzit që do etj.
Të paktën unë kam dashur gjithmonë që t’i shoh të lumtur njerëzit që unë i dua dhe ajo çfarë më frikëson më shumë në këtë jetë është se mos i humbas ata, apo se mos ndonjë ditë padashje me veprimet e mia i lëndoj.
Nuk kam dashur dhe nuk do doja kurrë që dikush të vuante e të lëndohej për shkakun tim dhe si përfundim t’a humbisja atë. Nuk do doja qe t’i shihja njerëzit e mi më të dashur duke vuajtur sepse unë do vuaja dyfishin e asaj që do të mund të vuanin ata.
Gjithmonë mendohem shumë para se të veproj sepse nuk dua të ndikoj aspak tek ata njerëz që më duan, më mbështesin dhe më japin forcë! Shpesh edhe veten do të doja të rrezikoja vetëm e vetëm që të mos humbisja njerëzit e zemrës dhe kjo është ajo që quhet “sakrificë”, e ndikuar pikërisht nga ajo ndjesia e pakontrolluar e frikës.
Ajo më e çuditshmja është se disa në fakt e kuptojnë vlerën e dikujt kur nuk e kanë më, pra kur e humbasin, gjë që nuk ka asnjë lloj rëndësie sepse njeriu duhet për aq kohë sa është aty me ty dhe për aq kohë sa t’i i ke dhënë vendin e duhur.
Të humbasësh njerëzit që do është njësoj sikur të të shkëputet një pjesë zemre dhe mos t’a kesh më atë, është një lloj dhimbjeje që nuk krahasohet me asgjë. Megjithatë humbja e njerëzve që duam nuk do të thotë vetëm ndarja e tyre nga jeta, por edhe nëse ata distancohen nga ne, është një llojë frike sepse ne nuk bëjmë dot pa ta. Jemi mësuar të flasim gjithmonë, jemi mësuar t’i dhurojmë dashuri, por edhe të marrim njëkohësisht nga ata, jemi mësuar t’i dëgjojmë e t’i përkrahim kur kanë nevojë, por edhe të marrim prap të njëjtën gjë. Në njëfarë mënyre jetojmë me ta shpirtërisht dhe i duam në jetën tonë, sepse janë arsyeja e jetës.
Të duash dhe të të duan është gjëja më e mrekullueshme për një njeri por t’i duash deri në pafundësi do të thotë mos t’i lëndosh kurrë dhe të ekzistojë brenda teje kjo “frika” se mos i humbet, sepse atëherë do të thotë se janë gjëja më e rëndësishme për ty.
Shkrim nga Ermira Hysa, ish studente
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Biblioteka ime, universi im”, ese nga nxënësi Aleksandër Xhembulla
“Fshati im”- maturantja Senada Bajraktari rrëfen me emocion vendin ku jeton e mëson
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit