“Eseja e maturantit, mësuesi i ka duart e lidhura!”
“Nxënësi vjen në shkollë, por është i pa ngrënë; vjen në shkollë por është i zhveshur, vjen në shkollë por mendjen e ka në shtëpi aty ku i mungon gjithçka. Nga ana tjetër varfëria bën që prindërit të presin të ardhura nga duart e fëmijës, ndërsa ...”
Detyra e realizuar nga maturanti është konsideruar si një thirrje për të ndihmuar të rinjtë të ndjekin rrugën e drejtë, si një thirrje për më shumë politika për të mbështetur punësimin dhe ngritjen e të ardhurave në familjet shqiptare.
Profesori i matematikës Sorkadh Malaj thotë se si mësues është ndjerë i dëshpëruar kur ka lexuar këtë detyrë: “Nxënësi vjen në shkollë, por është i pa ngrënë; vjen në shkollë por është i zhveshur, vjen në shkollë por mendjen e ka në shpi aty ku i mungon gjithçka. Nga ana tjetër varfëria bën që prindërit të presin të ardhura nga duart e fëmijës, ndërsa fëmija e shikon që rruga e vetme për të bërë para është mbjellja e drogë, shitja e saj! Është një thirrje e dëshpëruar për të ndryshuar politikat", shprehet ai.
Mësuesi tregon se në shkollë bëjnë të pamundurën për t’i mësuar nxënësit, por mësuesit përdorin politika personale.
"Mësuesit nuk kanë çfarë të bëjnë apo se si të reagojnë për këtë rast pasi i kanë duart e lidhura. Ata i flasin nxënësit por ai e ka mendjen diku tjetër!"
Duket sikur nxënësi duke zgjedhur këtë detyrë e ka përcaktuar këtë profesion si profesionin e së ardhmes. Pasi ai lexon për kultivimin e drogës, dëgjon në parlament të flitet për drogën, lajmet dominohen nga informacione të kësaj fushe dhe ai ka të studiuar mirë këtë “profesion” aq sa do jo vetëm të punojë, por edhe të jetë dorë e parë!
Gazetari Emirjon Senja evidenton se edukimi nis që në familje: “Ky është shembulli që ne si shoqëri kemi kultivuar dhe kemi ngritur në piedestal që nga momenti kur gjatë diskutimeve në shtëpi nuk themi që: ‘shumë gabim që filani merret droge’, por themi: ‘çuni filanit është i zoti’". Pra, e pamë apo dëgjuam diçka hajde të themi mendimin tonë dhe të diskutojmë në familje rreth kësaj çështjeje.
Por cili është roli i medias? Gazetari Senja tregon se lajmet më të lexuara krahas atyre me përmbajtje gjysme erotike janë: “makina luksoze e...”, “i forti i qytetit...”, “ja sa para shpenzon ai në një mbrëmje”.... “shampanja më e shtrenjtë u porosit nga...” etj.
“Që të arrish këtë lloj ‘standardi’ duhet me patjetër të kesh para dhe cila është rruga më e shpejtë për të fituar shumë para? Ky është konkluzioni i adoleshentëve”, përfundon gazetari.
Duket sikur të gjitha fushat dhe profesionet kanë ndikuar në mendimet e maturantit dhe e kanë bërë atë të zgjedhë këtë profesion. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në të gjitha mesazhet që përcjellim nëpërmjet asaj që ne themi apo bëjmë.
(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
“Klubi i fëmijëve”, revista e parë online falas për të vegjlit tanë
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj