Koha cilësore për fëmijët

Fëmijët mes librave, bojërave dhe argëtimit - komunitet i ri cilësor

Interesi i fëmijëve mbi përvetësimin e arteve fillon nga leximi i librave mbi figurat që kanë bërë revolucion me veprat e tyre në epoka historike. Në kolanën “Më quajnë” të botimeve Albas, ndeshemi me historinë e mrekullueshme të shumë artistëve. Ilustrimet e bukura janë një argëtim më vete.

Sa shëndetshëm po rriten sot fëmijët e brezit të teknologjisë?

 A luajnë fëmijët nëpër parqe njëjtë si brezat e mëparshëm? 

A lexojnë libra edukativ? 

A socializohen me njëri-tjetrin mjaftueshëm? 


Krijimi i komuniteteve të vogla, ku shpalosen dhe kultivohen talentet, përbën pikë kyçe në rritjen e një brezi të ri, të orientuar tek e bukura e librave dhe arteve. 


Pas mësimit dhe gjatë fundjavës, një grup fëmijësh të shkollës 9-vjeçare “Hasan Prishtina” zgjedhin me dëshirë të plotë t’i përkushtohen artit të pikturës dhe skulpturës në një studio private. Prindërit dhe gjyshërit e shikojnë si pol pozitiv kohën e shpenzuar pas arti. Prindërit e pëlqejnë idenë që fëmijët të kenë një kulturë të pasur në çdo fushë. Një pjesë janë kërkues në gjetjen e artistëve që merrem me kurse për fëmijë, pasi e shikojnë si kohë të shpenzuar mirë pas shkolle. Ndërkohë gjyshërit preferojnë t’i sjellin fëmijët, për t’i shkëputur nga kompjuteri dhe telefoni. Përgjithësisht, çdo fëmijë që vjen një herë në studio artit, rikthehet përsëri, duke sjellë miq për t’iu bashkuar. Arti dhe leximi shikohen si formë argëtimi, duke u përqafuar me zell nga fëmijët.  

Studiot e artit pas shkollës i ndihmojnë fëmijët të jenë aktiv, të socializohen me bashkëmoshatarët, si dhe të krijojnë një kulturë të pasur. 

Arti përmes librit dhe arti përmes penelave janë dy këmbët e krijimit të një ure zhvillimi tek secili fëmijë. Mbi këtë qasje, shprehen pozitiv edhe të rriturit. 

Interesi i fëmijëve mbi përvetësimin e arteve fillon nga leximi i librave mbi figurat që kanë bërë revolucion me veprat e tyre në epoka historike. Në kolanën “Më quajnë” të botimeve Albas, ndeshemi me historinë e mrekullueshme të artistëve si Leonardo da Vinçi, Mikelanxhelo, Pikaso, Onufri, Ibrahim Kodra dhe Aleksandër Moisiu. Librat i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë konceptin e pikturës dhe skulpturës. Ilustrimet e bukura në secilën nga librat janë një argëtim mëvete. 

Për realizimin e fotove u kërkua të tërhiqej disa herë vëmendja, pasi fëmijët ishin të dedikuar pas leximit dhe ritregimit të përmbajtjes së lexuar. Kur pyeteshin mbi përmbajtjen, entuziazmi i tyre ishte i pamat, a thua se kishin zbuluar shpellën e thesareve. 

Rëndësia e zgjerimi të komuniteteve që promovojnë librat dhe artin merr nevojë të veçantë dhe renditet në po të njëjtin nivel edukues të gjendur në shkollë. Bëjini fëmijët ta duan librin, duke e parë si argëtim, njëjtë me zbavitjen që marrin kur pikturojnë mbi fletë. 




Përgatiti: Xhoana Jaku 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

836 Lexime
1 vit më parë