Figura e Skëndërbeut, një figurë humaniste
Jonida Kolaveri, nxënëse e klasës së dymbëdhjetë, në shkollën "Said Najdeni", Peshkopi, ka realizuar esenë me titull “Pse figura e Skënderbeut është humaniste?”, duke i bazuar argumentat në veprën "Historia e Skënderbeut" e Marin Barletit.
Çdo shekull dhe çdo epokë ka folur me zërin e saj sepse gjatë vlerësimeve ndër vite me syrin e tyre kanë zbuluar diçka të re tek ai. Ky zë i veçantë i epokave është një ndër faktorët që për figurën e Skënderbeut u shkruajtën nga artistë të shumtë shumë vepra historike, shkencore, letrare etj, ku një ndër këto është vepra e Marlin Barletit "Historia e Skënderbeut" një vepër tipike e periudhës se Humanizmit. Një vepër ku ndihet një ekzaltim për njeriun e ri, një vepër ku është adhurimi për lirinë e njeriut, mendjes së lirë dhe kërkimi i drejtësisë.
Skënderbeu jetoi dhe veproi në kohën e Rilindjes evropiane (shek I) një kohë gjatë së cilës ai u bë një frymëzim për mbarë njerëzimin, jo vetëm në shekullin që jetonte por edhe për të gjithë ato që lexuan tërë veprat që u shkruajtën për të edhe në shekujt në vijim. Skënderbeu krahasohet me figurën humane për predikimet e shumta që kishte për lirinë e njeriut dhe atdheut, besimit në forcën e popullit, optimizmin, besimin për të ardhmen, kurajon dhe mbështetjen e madhe që jepte për të gjithë popullin. Figura e Skënderbeut duke e njohur dhe nga përshkrimet e mrekullueshme të Marin Barletit, ka udhëhequr me zgjuarsi popullin, jo vetëm duke çliruar dhe mbrojtur vendin, por edhe vetë njerëzit. Në kohën e Skënderbeut, të gjithë së bashku përsërisnin njëzëri emrin e ëmbël të lirisë dhe përpiqeshin ta mbronin lirinë. Ai ishte një kurajo e madhe për njerëzit dhe një shembull dinjitoz për të cilin shumë armiq e kishin shumë zili.
Siç është theksuar me të drejtë nga studiuesit objektivë të Barletit patriotët shqiptarë, bashkëkohës të dëshmitarëve të luftës heroike të Skënderbeut, e kishin të vështirë të mos e lavdëronin udhëheqësin fisnik të tyre, lavdia e të cilit ushtonte në të gjithë Evropën. Me përshkrimin e tij tepër mbresëlënës për një hero si Skënderbeu, gjatë leximit të veprës ne ushqehemi me frymën që është shkruar dhe gjithashtu kënaqemi me leximin e veprës. Jo vetëm në veprën humaniste të Barletit, Skënderbeu paraqitet si një hero ideal që luftone një fuqi e pushtet të fuqishëm, por edhe një hero që shumë njerëz e shihnin si të mbinatyrshëm. Gjatë kohës së Humanizmit figura e Skënderbeut filloi popullaritet të gjerë. Ai njihej si luftëtar trim, i hapur e bujar, një figurë që pasqyronte virtytet më të mira të botës ku jetonin, e të një bote të re që po lindte. Atij ju veshën cilësitë e monarkut të ndriçuar nga idetë e epokës së tyre. Skënderbeu është me të vërtetë një hero i madh, hero i vërtetë i njerëzimit, sepse ka luftuar për hir të popullit të vet, për lirinë e tij dhe të popujve të tjerë. Përfundimisht Skënderbeu është figura ideale dhe e idealizuar, në një kohë ideale e gjithashtu të idealizuar.
Punoi: Jonida Kolaveri
Klasa: XI
Shkolla: Said Najdeni, Peshkopi
(Portali Shkollor)
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj
Letër falenderimi për mësuesen time