Aktivitete

Fillon Java Evropiane e Sportit, Shqipëria pjesëmarrëse për të dytin vit radhazi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen e saj të Facebook, se prej sot fillon Java Evropiane e Sportit. Gjithashtu nëpërmjet këtij postimi ministria është përpjekur të ndajë një mesazh me ndjekësit e saj, ja se çfarë shkruan ajo.

Nga sot deri më datën 30 shtator në qytetin Tiranës do të zhvillohen aktivitete në kuadër të javës evropiane të sportit.


Për të dytin vit radhazi Shqipëria do të marrë pjesë në organizimin sportiv, që mbahet në javën e fundit të muajit shtator, nëpër vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, mbështetur nga Komisioni Europian. Ky lajm është bërë iditur nga ministrja e MASR, Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare të Facebook, ku në formë ndërgjegjësimi ajo shkruan për rëndësinë që ka ky aktivitet për një jetesë sa më të shëndetshme të fëmijëve.

Ajo është shprehur se “Të gjithë së bashku duhet të nxisim fëmijët dhe të rinjtë që të merren vazhdimisht me aktivitete sportive në mënyrë që të fëmijët të garantojnë një stil jetese më të mirë por edhe të shëndetshëm”.

 

Çfarë është Java Evropiane e Sportit?


Java Evropiane e Sportit, është java e secilit prej jush, pa marrë parasysh moshën,formimin a kualifikimin dhe nivelin e fitnesit.

Synimii Javës së Sportit është të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik në të gjithë Europën. Por këtë në këtë vit ndryshe nga herët e tjera , temat e Forumit për sport që do të diskutohen janë për sportin gjatë pandemisë, strategjinë kombëtare për sport dhe qeverisjen sa më të mirë për barazinë gjinore.

 

Si mund t'i garantoni fëmijëve tuaj një stil jetese të mirë dhe të shëndetshme?


Asnjë prind nuk ka qejf që fëmija i tij mos të gëzojë shëndet të plotë. Sëmundjet janë të bezdisshme dhe të zbrazinxhepin, për të mos thënë më shumë. 

Jo vetëm do t'ju bëjnë ju si prindër të ndiheni keq , por edhe do t'ju pengojë ju dhe fëmijës tuaj të shkoni në punë anë shkollë, të fitoni para apo të kujdeseni për familjen. Nuk thonë kot "më mirë t’i parandalosh, se t’i kurosh sëmundjet". 


Ja se çfarë mund të bëni që fëmija juaj të gëzojë shëndet të plotë:


  • Kujdesuni për higjienën e tyre;
  • Bëni kujdes me ushqimet që i jepni;
  • Sigurohuni që fëmija juaj të merretsa më shumë me aktivitete sportive;
  • Vendosini të flenë herët, në mënyrëqë të flenë gjumë mjaftueshëm.

 

Përgatiti: Marina Kërçeli

 © Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

 

3,958 Lexime
3 vjet më parë