Forum

Frankofonia e së nesërmes nuk është një ëndërr, por një realitet i vërtetë

Është zhvilluar për herë të parë në Sofie të Bullgarisë forumi rajonal i mësuesve të ardhshëm dhe të rinj të frëngjishtes të Evropës Qendrore dhe Lindore. Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i ideve, aktiviteteve, projekteve të ndryshme për të motivuar nxënësit në mësimin e gjuhës frënge.

Me moton «Frankofonia e së nesërmes nuk është një ëndërr, por një realitet i vërtetë” u zhvillua forumi i parë rajonal i mësuesve të frëngjishtes në Sofie Bullgari nga data 23 deri në 27 gusht. Në këtë forum morën pjesë studentë dhe mësues të gjuhës frënge nga Armenia, Bullgaria, Kosova, Moldavia, Rumania, Sërbia dhe Shqipëria. Ekipi shqiptar u përfaqësua nga 15 studentë dhe mësues të shkollave të ndryshme në Shqipëri: Adela Shota, Alda Braçi, Borana Noshi, Dajana Gjoka, Dorina Shtëmbari, Edmira Kurtulaj, Eniada Arapi, Ergisa Bebja, Fatjona Hyseni, Ilirjana Koçi, Majlinda Ziko, Nertila Budini, Pashie Demalija, Sidorela Tashi dhe Vasiliqi Kume. 


Forumi u organizua nga ProFutur mbështetur nga zyra rajonale e Evropës Qëndrore dhe Lindore (CREFECO) e OIF (organizata ndërkombëtare e frankofonisë). Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i ideve, aktiviteteve, projekteve të ndryshme për të motivuar nxënësit në mësimin e gjuhës frënge. Për këtë arsye çdo mësues erdhi me një projekt-ide për ta realizuar gjatë këtij viti shkollor. 


Idetë e mësuesve ishin të larmishme: një gazetë shkolle, festival me këngë, krijimi i një blogu, podcast etj. 


Gjatë kësaj jave aktive mësuesit ndoqën atelienë e muzikës, teatrit, gazetarisë dhe kinemasë, laboratorin e ideve për ndihmë në realizimin e projekteve të tyre, si dhe tryeza të rrumbullakëta ku fokus ishte motivimi i nxënësve. 


Në përfundim të këtij forumi, mësuesit janë plot ide për aktivitete të ndryshme argëtuese dhe motivuese për nxënësit e tyre, si dhe kanë mbështetjen e organizatorëve për realizimin e secilit projekt. Një javë frytdhënëse dhe plot motivim për frankofoninë e së nesërmes. 



 Nga Vasiliqi Kume


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,634 Lexime
2 vjet më parë