Futbolli në shkolla

Futbolli “rikthehet” në shkolla/ Ministrja Kushi dhe presidenti Duka, gati futbolli si orë mësimi

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit e Sportit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Programi i Futbollit për Shkollat” që do të realizohet me mbështetjen e FIFA-s. Ky program do të zbatohet në 116 shkolla në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ndërkohë që për të implementuar këtë bashkëpunim do të ngrihet një grup i përbashkët pune që do të koordinojë programin në të gjitha fazat duke përfshirë edhe FIFA-n. 


Ky program do të zbatohet në 116 shkolla në të gjithë Shqipërinë, teksa numri i mësuesve dhe veçanërisht fëmijëve të përfshirë do të jetë shumë i madh.


Përmes këtij bashkëpunimi FSHF dhe MAS synojnë të ndihmojnë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve.


Pas nënshkrimit dhe ngritjes së grupit të punës do të vijohet fillimisht me trajnimin e personave të përzgjedhur për këtë projekt, të cilët më pas do të trajnojnë mësuesit e edukimit fizik në shkollat përkatëse.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

838 Lexime
1 vit më parë