Aktivitet

Ide nga mësimdhënësja Ilirjana Mehaj se si të filloni orën mësimore me rastin e 28 Nëntorit

Veshur kuq e zi të gjithë, të ngritur në këmbë duke dëgjuar himnin e flamurit dhe duke vendosur dorën e djathtë në anën e majtë të zemrës – kështu filloi ora mësimore në SHFMU “Martin Camaj”.

Me një emocion të thellë, mësimdhënësja Mehaj filloi orën mësimore ngritur në këmbë bashkë me nxënësit e saj të veshur kuq e zi. 


Pastaj, u transmetua një dokumentar rreth shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, si dhe një dokumentar për rënien heroike të Adem Jasharit, me rastin e 28 nëntorit, ditëlindjes së tij.


Në plan kishin edhe një aktivitet relaksues. 


“Nxënësit të ndarë në grupe duhej t’i bashkonin copëzat e fletëzave për të formuar himnin e flamurit derisa në sfond do të dëgjohej edhe himni”, tha mësimdhënësja Mehaj për Portalin shkollor. 


Po ashtu, nxënësit realizuan edhe shumë punime të ndryshme si hamera dhe vizatime, me rastin e ditës së flamurit, të cilat mund t’i shikoni në videon poshtë.


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,505 Lexime
2 vjet më parë