
“Jeta”, poezi nga nxënësi Eltion Agolli
“Jeta” është titulli i poezisë së shkruar aq bukur nga nxënësi Eltion Agolli, i klasës 5A, në shkollën “Asllan Shahini” Gramsh.
Jeta
Jeta është shumë e vështirë
Çdo garë hilacaku do ta fitojë
Të duhurin e mund pa mëshirë
Si një vrasës që të drejtat do t’ia mohojë
Kur padrejtësia fiton
Brenda dikujt një zemër po digjet
Si një diell që përvëlon
Sa herë që hilacaku të fitojë,
të vërtetën ai gjithmonë do ta dijë
se suksesin vetë kurrë s’do ta arrijë.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Një udhëtim magjepsës i nxënëses Anika Milaqi në librin “Mitologjia”
Ese: Përpjekjet e njeriut mbi të kuptuarit e botës, bazuar në librin “Tregime të zgjedhura” nga Petro Marko
Fletë ditari "Kujtimet e gjimnazit"