PIKTURË

Kjo do të jetë piktura më domethënëse e festave të nëntorit, krijuar nga 11-vjeçari, Agim Doka

“Ne ende nuk mundëm të futeshim në Evropë, por shqiponjën nuk e pengon askush të fluturojë me flamurin tonë në krahë, mbi Bashkimin Evropian”- ky është mesazhi i piktorit të vogël, Agim Doka.

Pas njoftimit që Portali Shkollor ka bërë në lidhje me dërgimin nga ana juaj të krijimeve të ndryshme për festat e nëntorit, të shumtë kanë qenë të interesuarit për të ekspozuar punimet e tyre. I radhës vjen nga një nxënës i klasës së pestë në shkollën "Abdyl Paralloi". Vogëlushi 11-vjeçar nga Elbasani, Agim Doka, ka bërë një pikturë tepër domethënëse për festat e 28-29 Nëntorit. Në pikturë shfaqet në sfond Flamuri Evropian  dhe mbi të shihet shqiponja, simbol e shqiptarëve, me flamurin tonë kombëtar. Vogëlushi e ka një interpretim për punimin e tij. Ai është shprehur se: “Ne ende nuk mundëm të futeshim në Evropë, por shqiponjën nuk e pengon askush të fluturojë me flamurin tonë në krahë, mbi Bashkimin Evropian”.  

(Portali Shkollor)

12,114 Lexime
5 vjet më parë