IDE DHURATASH

Krishtlindjet, dhurata që nuk do ju kushtojnë shumë, por do i gëzojnë të gjithë

Dëshironi të bëni disa dhurata Krishtlindjeje për familjen dhe miqtë por nuk jeni të sigurt? Ju sugjerojmë disa ide, të cilat mund t'i bëni edhe në kushte shtëpie dhe do ju marrin shumë pak kohë.

Dëshironi të bëni disa dhurata Krishtlindjeje për familjen dhe miqtë por nuk jeni të sigurt? Ju sugjerojmë disa ide, të cilat mund t'I bëni edhe në kushte shtëpie dhe do ju marrin shumë pak kohë.  

Dhuratat që bëhen me më shumë zemër janë pikërisht ato që bëhen nga vetë ju. Kjo do të thotë që dhurata është shumë e personalizuar. Në këtë mënyrë, të afërmit tuaj do i pëlqejnë patjetër. 


1. Qirinj të personalizuar. Qirinjtë e personalizuar mund të bëhen me shumë lehtësi, thjesht duke stampuar foton tuaj familjare në të. 

2. Recetat mikse të supërave, bashkë me ingredientët e gatshëm, të cilët i vendosni në kavanozë të ndryshëm. 

3. Enë kuzhine prej druri, në të cilat stamponi emrat e të dashurve tuaj. Kryesisht kjo është një dhuratë për mamatë. 

4. Një kavanoz mjaltë. Një dhuratë tejet e thjeshtë, të cilin mund ta bëni me anë të një paketimi të personalizuar. Kjo dhuratë do i gëzonte shumë personat që do e  merrrnin. 

5. Biskota të bëra vete me forma të ndryshme. Njëra prej formave, mund të jetë ajo e zemrës. Interneti ju ndihmon për receta shumë të thjeshta, duke mos ju marrë më shumë se 20 minuta. 

6. Kavanozi me "Poypurri-n" e Krishtlindjes. Ky kavanoz tradicional i Krishtlindjes përmban kanellë, një limon apo portokall dhe fruta pylli. Mund ta shoqëroni edhe më një dedikim. 

7. Thurje me grep. Për të gjithë ata që dijnë të qepin me grep, mund të thurin një palë çorape të ngrohta për këtë periudhë të ftohtë dimri. 

8. Fotografi të ndryshme. Foto që keni bërë gjatë ktij viti janë një mënyrë e mirë për t'i shndërruar në dhurata. Bashkoni fotot më të bukura, futini në një kuti dekorative dhe dhurojani të dashurve tuaj. 

9. Vazo të pikturuara nga ju. Nëse keni talent në pikturë, shfrytëzojeni talentin tuaj për të bërë dhurata të veçanta. 

10. Kalendari i personalizuar. Për secilin muaj, bashkangjitni një foto tuajën. 

11. Filxhanë kafeje të personalizuar. Mund të stamponi fotografi, ose shprehje në këto filxhanë. Kjo është një nga dhuratat më të preferuara. 

12. Kutitë me çokollatë. Një nga dhuratat më të këndshmë, për çdo rast është çokollata. Nëse një i dashuri juaj është i dhënë pas ëmbëlsirave, çokollata është zgjidhja më e mirë. 

13. Kartolinat e bëra vetë. Mund t'i pikturoni, stamponi në to figura, etj. Në këtë rast keni mundësinë të shprehni të gjithë kreativitetin tuaj. 

(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

5,955 Lexime
4 vjet më parë