MIRËNJOHJA

Letër falenderimi për mësuesen time

Lorenca Shkira, nxënësja e klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Myredin Bashalli”, Lin, i drejton një letër mësueses së saj, Dhurata Velo, në të cilën i shpreh mirënjohjen dhe dashurinë.

E dashur mësuese,


Ti pa u lodhur dhe me durim arrite të na edukosh dhe të na shpjegosh gjithçka. Këto fjalë janë shumë pak në krahasim me atë që na ke mesuar këto pesë vite. Sa shpejt iku edhe ky vit shkollor. Edhe pse larg njëti-tjetrit, ia dolëm t'ia kalojmë bukur dhe falë mësueses nuk lejuam të na kalojë mësim pa mësuar.


Vërtet ia dolëm, por me ty mësuese qe pa u lodhur na i shpjegoje të gjithëve një nga një mësimet. Në shtator fillon shkolla por nuk do të jemi më me ty mësuese. Gjithçka që kemi mësuar nga ty do ta mbajmë vath në vesh, dhe do të nderojmë ty e veten tonë.


Dija është ajo që ti na ke mësuar dhe ushqyer. Shpresoj që vitin e ri shkollor të kesh nxënës eshe më të mirë dhe t’i mësosh ashtu siç di ti. Ju uroj pushime të mbara dhe me shëndet shokëve dhe shoqeve të klasës së pestë, gjithashtu edhe ty mësuese.


Ju përqafoj të gjithëve,

Lorenca Shkira.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

32,972 Lexime
4 vjet më parë