Panairi i diasporës

Libri solli ditë feste në Uster të Kantonit të Zyrihut

Libri bashkoi shtëpitë botuese, krijuesit, studiuesit, nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollave shqipe, nën organizimin e mrekullueshëm të Shoqatës “Bashkimi”.

Të dielën, me datë 18 shtator 2022, nën organizimin e Shoqatës “Bashkimi” në Uster të Kantonit të Zyrihut u organizua Panairi i Librit “Diaspora 22”. Një organizim që la “pa fjalë” shumë pjesëmarrës, të cilët shprehën fjalët më të bukura për organizimin dhe skenarin e Panairit. Fakt është se ky Panair po zhvillohet për herë të dytë sepse nga Panairi i parë 2019 pati një ndërprerje dyvjeçare për hir të pandemisë. 


Panairin e hapën kryetari dhe nënkryetarii Shoqatës “Bashkimi”, Guximtar Alushi dhe Bekim Bajkraktari, të cilët falënderuanaktivistët e Shoqatës, për punën dhe përkushtimin rreth organizimit, pjesëmarrësit si dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan që Panairi të hap dyert e tij. Pas tij fjalën e nderit e kishte prof. Dr. Agim Vinca (profesor dhe shkrimtar), i cili falënderoi Shoqatën për ftesën si dhe i uroj Panairit të Librit jetëgjatësi dhe suksese. 

 

Një fjalë rasti - prof. Dr. Agim Vinca, në hapjen e Panairit të Librit “Diaspora 22”

Salla e qytetit ishte rregulluar për mrekulli, tavolinat ishin të mbuluara me libra nga studiues, krijues dhe shtëpi botuese. Çdo gjë sillej rreth librit. Organizatorët kishin përgatitur skenën dhe programin e prezantimit, ku aktorë të ndryshëm patën mundësinë të prezantojnë punën dhe aktivitetet e tyre. Vlen të dallojmë prof. Agim Vincën, i cili sivjet feston 50 – vjetorin e krijimtarisë së tij. Prandaj organizatorët ishin kujdesur që poetit t`i bëhej një befasi e këndshme për punën e tij, jo vetëm si poet por edhe si profesor, fjala e të cilit ishte dhe është gjithmonë në shërbim të çështjes kombëtare. Në programin e panairit prezantuan krijimtarinë e tyre edhe krijuesit në Diasporë Brahim Avdyli, Muharrem Blakaj, Bujar Salihu, Çun Lajçi  etj., përkthyesja e poezisë  shqipe  në gjermanisht Loreta Schillock, studiuesit Aleksandër Hasanas, Butrint Balaj etj. Me interes ishte edhe prezantimi i shkrimtarit Mustafë Krasniqi nga Gjermania, i cili prezantoi monografinë kushtuar heroit të kombit XhavitHazirit.


Befasia e Panairit ishte prezantimi i “Shkollës Shqipe” në Zvicër ku nëpërmjet fotografive të botuara në  mediat shqiptare gjatë 3-4 viteve te fundit,  në formë vizualeu prezantuan të gjitha shkollat e hapura deri më tani, vendet, klasat, mësuesit, nxënësit. Pra ishte një pamje faktografike që dëshmonte të gjitha ato pika shkollore të hapura me një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ku në fundu shoqërua me duartrokitje. 

 

Një prezantim i “Shkollës shqipe” në Zvicër, prezantim që fletë për një punë dhe përkushtim të veçantë ndaj organizimit të pikave shkollore

Në këtë panairishteedhe drejtoresha e ShtëpisëBotuese “Albas” nga Tirana, znj. Rita Petro, e cila si zakonisht është e gatshme të mbështes projekte të këtilla që kanë për synim përhapjen e librit. Ajo së bashku me Edlira Dedjen prezantuan botimet e kësaj shtëpie si dhe krijimtarinë  e njërit nga klasikët e letërsisë për fëmijë poetit Bedri Dedja. Nga shtëpitë botuese ishte “Litera Academy” nga Shkupi e cila prezantoi revistat dhe materialet e ndryshme shkollore për fëmijët e moshës parashkollore, që ndoshta mund të përdoren edhe për nxënësit e nivelit të parë, në mërgatë. 

 

Drejtoresha e Shtëpisë Botuese “Albas”, znj. Rita Petro, së bashku me Edlira Dedjen, gjatë prezantimit të botimeve të shtëpisë botuese

Sintetizimi i prezantimeve nga autorë të ndryshëm u shoqërua edhe me pushime të shkurtuara, të cilat pushime valltarët e shoqatës i shfrytëzuan për mrekulli duke prezantuar vallen e bukur shqipe. 



Nga Vaxhid Sejdiu

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

859 Lexime
1 vit më parë