Krijim

“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali

Kjo është historia e lajmëtares së parë të pranverës, manushaqes, shkruar nga mësuesja Iriana Papamihali. Artistja e ka shkruar këtë histori në vitin 2003, për brezin e parë të nxënësve të shkollës, ku filloi punë si mësuese e artit pamor, në vitin 2002.

“Këtë histori të shkurtër e kam shkruar në vitin 2003, për brezin e parë të nxënësve të shkollës, ku unë fillova punë si mësuese e artit pamor, në vitin 2002 . Librin e printova dhe ua dhurova secilit prej nxënësve të mi. Atëherë kishim vetëm një klasë me 15 nxënës, të cilët kanë lënë gjurmë në zemrën time, prandaj dhe kjo histori vjen si një dedikim për ta. Duke kërkuar mes dokumenteve të mia, u lumturova kur e gjeta dhe nuk u mendova gjatë, fillova të bëja ilustrimet. Tani historia është gati dhe me ilustrimet përkatëse”, rrëfen Iriana Papamihali. 


Përveçse mësimdhënëse, autore tekstesh shkollore, artiste piktore, tashmë Iriana shfaq pasionin e saj në të shkruarit e prozave dhe poezive.


Më poshtë gjeni tregimin bashkë me ilustrimet që ajo i ka përshtatur për të. 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

934 Lexime
2 muaj më parë