Festat

Me SantaPhone, elfët telefonojnë fëmijët

Fëmijët tuaj mund të marrin një telefonatë nga Poli i Veriut këtë vit. Projekti Santaphone i Twilio është një telefonatë e automatizuar që u jep mundësi prindërve të rregullojnë kohën se kur duan të marrin telefonatën nga selia e Babagjyshit.

Kur telefoni bie, fëmijët mund t’i thonë elfit se çfarë dëshirojnë për Krishtlindje. Prindërit e caktojnë kohën se kur duhet të vijë telefonata nëpërmjet faqes së internetit, duke dërguar numrin e telefonit dhe e-mailin. Twiliodo ju shkruan për konfirmim. Më pas, një elf do të telefonojë në orën e caktuar dhe do të pyesë fëmijën tuaj se çfarë dëshiron nga Babagjyshi, dhe sigurisht nëse janë sjellë mirë apo jo këtë vit.

Kjo telefonatë regjistrohet dhe ju dërgohet me e-mail, kështu që mund ta shkarkoni dhe tua tregoni miqve apo familjarëve që nuk e dinin. Të gjitha telefonatat do të fshihen automatikisht në 25 dhjetor 2017.

Twilio i është bashkuar kompanive të tjera të teknologjisë që në frymën e pushimeve dimërore po japin produkte me temë Babagjyshin. Google’s Santa Tracker është një faqje interaktive që i jep mundësi fëmijëve të ngjyrosin ornamente për bamirësi, të mësojnë kodet se si të kërcejnë me elfët dhe të lexojnë për traditën e festës në të gjithë botën.

2,324 Lexime
7 vjet më parë