Thënie

Mësimet e jetës sipas një mësuesi!

Po ju rrëfejmë historinë e një mësuesi i cili ia doli të ngjallë kureshtjen e nxënësve dhe t’u japë atyre mësimet më të vlefshme për jetën e tyre. E gjithë kjo u realizua hap pas hapi me durim dhe përkushtim nga ana e mësuesit.

Po ju rrëfejmë historinë e një mësuesi i cili ia doli të ngjallë kureshtjen e nxënësve dhe t’u japë atyre mësimet më të vlefshme për jetën e tyre. E gjithë kjo u realizua hap pas hapi me durim dhe përkushtim nga ana e mësuesit.


Në klasë, mësuesi u foli shumë herë nxënësve dhe ju tregoi që ai kishte një liste personale me disa “thënie” të mençura, në fakt ato ishin mësime që ai kishte nxjerrë nga jeta e tij. Nxënësit vazhdimisht e kërkonin këtë listë, por mësuesi me teknikat e tij arriti t’u zgjojë kureshtjen atyre dhe t’i bëjë të mendojnë dhe imagjinojnë se çfarë kishte kjo listë. Aq shumë diskutuan saqë nxënësit në mendjen e tyre krijuan idenë e një liste më fjalë të mëdha... e hiperbolizuan.


Pikërisht në kërë moment kur nxënësit u larguan shumë nga realiteti me imagjinatën e tyre mësuesi vendosi t’ua japë këtë listë. Kur e panë nxënësit u mahnitën! Nuk ishte aspak siç e kishin menduar! Ishte një listë e madhe me fjalë të vogla e tejet të vlefshme. Njihuni dhe ju me këtë listë!


  • Ka shumë mënyra se si të hyni në pishinë, shkallët nuk janë një nga to.
  • Asnjëherë mos i anuloni planet për darkë me një mesazh.
  • Kur dikush të beson një sekret, ruaje.
  • Vetëm sepse mundesh nuk do të thotë se duhesh…
  • Mbaje një fotografi të peshkut të parë që ke zënë, veturës tënde të parë dhe të dashurit / dashurës së parë.
  • Asnjëherë mos e gënjeni doktorin.
  • Të gjitha armët janë të mbushura…
  • Një shtrëngim dore është më i mirë sesa një autograf.
  • Kur je me shokë të rinj, mos flit për shokët e vjetër.
  • Asnjëherë nuk është vonë për të kërkuar falje.
  • Mos bëni fotografi me alkool.
  • Kur të martoheni me dikë, mos harroni që martoheni me tërë familjen e tij/saj.
  • Në asnjë rrethanë nuk duhet të pyetni një grua nëseështë shtatzënë.
  • Mos bëni skena për asgjë.
  • Nuk është mjaftueshëm të jesh krenar me paraardhësit tu, duhesh të jetosh sipas tyre.
  • Kur mbani fjalim falënderues, bëjeni shkurt dhe ëmbël.
  • Dini kur ta injoroni kamerën.
  • Gjeni kohë për nënën tuaj kur të ketë ditëlindjen, mos harroni që është ditë e veçantë edhe për të.
  • Pranojeni fajin kur jeni fajtor.
  • Nëse i ofroni ndihmë dikujt, mos u dorëzoni derisa të përfundojë e tërë puna.
  • Shikoni njerëzit në sy kur i falënderoni.
  • Mos harroni ta falënderoni shoferin e autobusit.
  • Asnjëherë mos u përgjigjni në celular kur jeni në tavolinën e darkës.
  • Faljani vetes gabimet tuaja.
  • Gjeni një barsoletë të mirë, dhe mos e harroni atë.
  • Mësohuni të gatuani diçka shumë të shijshme.
  • Kërceni me nënën apo babanë tuaj.
  • Mos e humbni toruan, sidomos në punë.
  • Nëse nuk kuptoni, pyetni para se të jetë vonë.
  • Mbajeni fjalën që e jepni.
  • Mbaji ti valixhet dhe gjërat e nënës tënde, ajo të ka mbajtur ty në bark 9 muaj.
  • Gjinia e kundërt i pëlqen njerëzit që lahen…
  • Ti je çfarë bën, jo çfarë thua.
  • Nëse keni motër, prezantohuni me të dashurin e saj, mendimi juaj është shumë i rëndësishëm.
  • Asnjëherë mos e telefononi dikë para orës 9 të mëngjesit, dhe pas orës 9 në mbrëmje.
  • Nëse jeni në një zënkë dhe nuk mund t’i shmangeni rrahjes, atëherë goditni i pari, dhe goditni me aq fuqi sa keni!

(Portali Shkollor)

7,739 Lexime
6 vjet më parë