
“Mësuesja e parë”, poezi nga Greisi Cibuku
Kjo poezi shkon për mësuesen e parë të nxënëses Greisi Cibuku e cila nëpërmjet vargjeve tregon se sa e rëndësishme është dashuria dhe durimi që u jepet fëmijëve në hapat e parë, për të mësuar ABC-në.
“Mësuesja e parë”
Zërin tënd të ëmbël
e dëgjoj çdo mëngjes
me kujdes e plot dëshira
e shtrenjta mësuese.
Më mësove ABC-në
pa u lodhur kurrë
Si nënë e dytë je bërë për mua
kujdesesh kaq shumë!
Të falënderoj nga zemra
që me durim më mëson
do mbetesh mësuesja ime e parë
gjithë jetën do të kujtoj!
Nga Greisi Cibuku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kartolinë për mësuesit nga nxënësi Gabriel Salobehaj
I dashur ditar, po të rrëfej ngjarjen më të rëndësishme të kohëve të fundit…
Reflektim i Thea Kocës mbi “Bishat e Rock'n' Roll-it”: Një udhëtim në muzikën që ndryshoi botën