MIRËNJOHJA

Mirënjohja, si ndikon te nxënësit/ Çfarë duhet të dimë për mirënjohjen?

Adoleshentët të cilët kultivojnë mirënjohjen janë më të aftë në përcaktimin e strategjive për të arritur qëllimet e tyre. Mirënjohja i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë kompetenca e tyre, të përmirësojnë veten dhe komunikimin me të tjerët.


Çfarë nuk dimë për mirënjohjen kur jemi të rinj?

Mirënjohja ndihmoi Giacomo Bomo t'i shpëtonte një sëmundjeje fëmijërie. Tashmë, ai po përpiqet të kuptojë si të ndihmojë fëmjët të kultivojnë mirënjohjen.

Kur unë isha 9 vjeç, rash pre e një sëmundjeje tejet serioze dhe kalova shumë javë duke qenë i paaftë për të bërë shumë gjëra që i kisha bërë kur isha i shëndetshëm. Një doktor paralajmëroi prindërit e mi, se unë nuk do isha në gjendje t'i kthehesha “normalitetit” apo nuk do kisha mundësi të ecja sërish. Pas një jave, që qëndroja në spital, pash prindërit e mi teksa vinin drejt meje, me  një lehtësim të dukshëm në sytë e tyre. Unë i kisha kuptuar  gjërat që nuk shkonin me shëndetin tim, megjithëse 9-vjeç.

Duhej të prisja disa javë, përpara se të ushqehesha normalisht, por familja më qëndroi pranë  duke më dhënë kurajo për gjërat që do shkonin mirë. Dhe duke qenë se mendimet e tyre ishin vetmja gjë për të cilën interesohesha, u besova. Kur një ditë, infermierja me emrin Flo, më pyeti për hobet dhe interesat, më bëri të ndihesha i veçantë dhe më rikujtoi aktivitetet që unë doja të bëja sërish. Sapo fillova të konsumoja ushqimin e zakonshëm, Flo më solli një çokollatë. Besomëni, isha i mbushur me mirënjohje.

Duke e ditur se njerëzit ishin aty për mua, më udhëhoqën të fokusohesha dhe të forcohesha. Unë besoja në inkurajimin që më jepnin për të dalë sa më parë nga spitali. Unë u habita kur mjeku tha fjalë pozitive për përmirësimin tim.

 

I gjithë pozitiviteti im lindi nga kjo eksperiencë negative. Shumë vite më vonë, unë nisa të studioj për këtë aspekt, si ndikon ai në jetën tonë, çfarë do të thotë të falësh dhe të kesh mirënjohje. Megjithatë, ndërsa ditët kalonin, gjërat përmirësoheshin, ashtu si pozitiviteti i famijarëve të mi, të cilët më flisnin për gjërat normale që mua më prinin pasi të kalonte kjo gjendje. Dhe unë besoja tek ta, pasi ata ishin njerëzit që më së shumti kishin rëndësi për mua. 


Çfarë nuk dimë për mirënjohjen?

Sot më drejtojnë vazhdimisht pyetjen: “Çdo të thotë të kultivosh mirënjohjen tek fëmijët?” Kjo është një pyetje e vështirë. Të gjesh një përgjigje nuk është e lehtë, sepse mirënjohja është një sjellje komplekse shoqërore dhe ne duhet të punojmë individualisht për ta rritur atë si ndjenjë. Ajo të vjen në ndihmë në momente të caktuara gjatë jetës.

Ne po i shqyrtojmë këto marrëdhënie në planë afatgjata, për të parë si lidhet me sjelljet prosociale. Pas një vëzhgimi 4-vjeçar, u arrit në konkluzion se adoleshentët të cilët kultivonin mirënjohjen janë më të aftë në përcaktimin e strategjive për të arritur qëllimet e tyre. Ata janë më empatikë dhe njerëz më të besueshëm. Mirënjohja i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë kompetenca e tyre, të përmirësojnë veten dhe komunikimin me të tjerët.

Një tjetër vëzhgim është bërë te fëmijët, nga mosha 8-11, të cilëve u është kushtuar më shumë vëmendje për t'u “injektuar” mirënjohjen , domethënë të dijnë të vlerësojnë dhuratat që marrin. Ky vëzhgim ka zgjatur 5 muaj, dhe nxënësit mësuan të jenë më falenderues, krahasuar me ato nxëës të cilët nuk e dinin se ç'është mirënjohja. Ka mungesa uniformiteti në mënyrën se si duhet të praktikohet mirënjohja në shkollë. Teknikat më të mira që nxisin mirënjohjen lidhen drejtpërdrejt me metodat efektive të mësimdhënies. Sa më i aftë të jetë mësuesi, aq më shpejt do përkapet mësimi, dhe aq më shumë ndikim do të ketë tek nxënësi. Për nxënësin duhet të ofrohen më shumë detyra të personallizuara, në mënyrë që ai të japë rezultate maksimale.


Sa praktikohet mirënjohja?

Të kultivosh mirënjohjen tek të rinjtë, do të thotë të kultivosh tek ta ndërveprimin, në mënyrë që të kenë komunikim të mirë me bashkëmoshatarët, mësuesit. Ata duhet të ndihen më të socializuar dhe të jenë të kënaqur me shkollën, të gëzojnë një shëndet të mirë mendor, mirëqenie emocionale dhe të jenë të motivuar për të ardhmen e tyre.


Efektet e mirënjohjes:

-Lufton ankthin

-Socializon të rinjtë

-Ul  nivelin e depresionit

-Lufton stresin

-Rrit shpresën

-Rregullon marrëdhënien prind-fëmijë; nxënës-mësues.

-Na bën më të lumtur

-I bën njerëzit të na pëlqejnë

-Na bën më të shëndetshëm

-Ndihmon në përmirësimin e karrierës

-Zhvillon personalitetin

-Na bën më optimistë

-Pakëson ndjenjën e materializmit

-Ndikon në rritjen e vetëvlerësimit

-Na bën të ndihemi dhe të dukemi më të relaksuar

-Vendimet merren më me lehtësi dhe qëllimet realizohen më shpejt


Çfarë praktikash duhet të ndjekë një mësues?

Mësuesit duhet të fillojnë me identifikimin e interesave të nxënësve dhe duhet të lejojnë studentët të vlerësojnë përfitimet e ndryshme që ata marrin gjatë jetës. Ashtu siç ndodh nëpër kohë të vështira, kur na ndihmojnë...edhe mirënjohja rritet. Përvoja personale na ka treguar se mirënjohja është një armë shumë e fuqishme.



(Përshtati P. Shtini nga Giacomo Bono -Making Grateful Kids; Portali Shkollor)

3,409 Lexime
5 vjet më parë