INTERVISTË

Muaji i letërsisë, shkolla "Dritëro Agolli" zhvillon takim letrar për krijimtarinë e autorit

Në muajin e aktiviteteve letrare, drejtori i shkollës së mesme të bashkuar "Lozhan i Ri" Besnik Bedollari bëhet iniciues i takimit letrar mbi krijimtarinë e shkrimtarit Dritëro Agolli. Ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme.

Në muajin e aktiviteteve letrare, drejtori i shkollës së mesme të bashkuar "Lozhan i Ri" Besnik Bedollari bëhet iniciues i takimit letrar mbi krijimtarinë e shkrimtarit Dritëro Agolli, zhvilluar me nxënësit e shkollës që mban po të njëjtin emër. Për mënyrën se si arriti të realizonte Z.Bedollari këtë aktivitet, pasionin e tij për letërsinë dhe aktin human e të dhuruarit libra për bibliotekën e shkollës, ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme. 


Dihet që muaji tetor njihet si muaji i letërsisë dhe shkolla "Dritëro Agolli" ia ka dedikuar pikërisht këtij shkrimtari të madh të letrave shqipe. Por cila qe spuntoja për të realizuar aktivitetin? 

Ndihem mirë të flas dhe të jem pjesë e aktiviteteve letrare të këtij poeti të madh dhe të nderuar për kombin shqiptar. Unë jam pjesë e klubit të poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Dritëroit” Bilisht. Dhe me është dhënë mundësia të jem në një bashkëbisedim mbresëlënës në shtëpinë e Dritëroit në 11.01.2014, ku mbteten mbresa që nuk harrohen në memorie. Njeri i lartë, fisnik, i thjeshtë dhe tepër pupullor. Unë vet jam gorar dhe krahinën time e njihte fare mirë poeti. Atëhere janë disa arsye që kjo figurë jo vetëm mua, por dhe më gjerë të respektohet sot dhe në vazhdim. Do të merrja pjesë në përkujtimin e ditëlindjes së Dritëroit në fshatin e tij në Menkulas datë 13.10.2019 dhe pikërisht vizitën e parë do e bënim të shkolla 9-vjeçare e qytetit që mban dhe emrin e tij. Në takimin me stafin mësimor të shkollës u prezantova si shkrimtar ‘Mik i Dritëroit’, por dhe si koleg në fushën e mësimdhënies. Duke vizituar nga afër ambientet që ende nuk kishin përfunduar rikonstruklsionin e plotë, pamë dhe bibliotekën e shkollës e cila ishte paksa e varfër nga numri i librave. Këtu premtova se do i dhuroja disa libra nga ana ime. Kjo në respekt të figurës së madhe që mban emri i shkollës, si pjesë e klubit “Miqtë e Dritëroit”, por dhe si njeri që do librat. 


Si u realizua aktiviteti, cilët ishin pjesëmarrësit? 

Lidhjet telefonike i mbajta me drejtueset e shkollës që ditën që vizitova ambientet e shkollës dhe menduam ditën kur do të bënim bashkëbisedimin me nxënësit. Dhe kjo ditë u realizua në fillimin e kësaj jave. Drejt Bilishtit udhëtova dhe me poetin tjetër gorar Ramadan Dinoshi. Në portën e shkollës na pret mësuesi dezhurn, i cili na shoqëroi për të zyra e drejtoreshës së shkollës znj. Elona Priftuli. Aty gjithashtu takuam dhe nëndrejtoreshën e shkolës znj. Eda Çeliku dhe mësuesen e gjuhës shqipe znj. Refie Braho. Një pritje e ngrohtë dhe shumë miqësore. Stafi na shoqëroi për në klasën e IX C. Mësuesja bën prezantimin tonë para klasës dhe më pas fillon bashkëbisedimi me ta rreth rëndësisë që ka libri në tërësi dhe vlerat që ai mbart në shoqësi dhe më gjerë. 


Si e pritën nxënësit këtë organizim, sa interaktivë ishin nxënësit në këtë takim? 

Pashë nga afër fëmijë të mrekullueshëm dhe të interesuar rreth bashkëbisëdimit. Aty u fol rreth sfidave që përballet sot libri me teknologjinë e re, siç janë rrjetet sociale. Sa vend zinte libri për ta në kohën e lirë? Pse librit asnjëherë nuk i humbet vlera dhe rëndësia? Pse libri mbetet ‘i shëndëtshëm’ dhe edukues për brezat. Përgjigjet vinin të sinqerta si vet çiltërsia që karakterizon fëmijët. Mësuesja e gjuhës i pyeti gjithashtu për librat që kanë lexuar kohëve të fundit. Mesazhi që ata përcillnin. U ndjemë mirë që interesi për librin ende nuk ishte zbehur tek nxënësit. 


A janë ata të njohur me veprat letrare të Dritëro Agollit dhe sa është ai prezent në tekstet shkollore? 

Gjatë bashkëbisedimit padyshim që nuk mund të linim pa përmendur poetit e madh të krahinës. Sigurisht që të gjithë nxënësit e njihnin. Me vete kisha marrë një nga vëllimet e tij të fundit në poezi “I përndjekuri i dashurisë”. Kërkova që nxënës nga klasa të më lexonin disa poezi të këtij vëllimi. Gjithashtu bashkë me koleget diskutuam për rëndësinë që zë në letërsi vepra e Dritëroit, por dhe cektësinë që kanë librat shkollor në përbajtjen e tyre mësimore veprat të poetit ne fjalë, por dhe më gjerë. Dalim në konkluzionin së nxënësit duhët të lexojnë më tepër lexime jashtë klase për të njohur më mirë veprat e shkrimtarëve në tërësi. Duke vlerësuar se në arsimin 9-vjeçar Dritëro Agolli përmendet vetëm me temat në librin gjuha shqipe VI ‘Pylli qan për sorkadhen”, gjuha shqipe VII ‘Lejleku’, gjuha shqipe VIII ‘Lule dielli’, dhe gjuha shqipe IX ‘ Suksesi i raportit të shokut Zylo’. 

Dimë se ju keni bërë një gjest mjaft të dobishëm dhe të bukur njëkohësisht. Keni dhuruar libra për bibliotekën e shkollës. Cilat janë ato, i takojnë vetëm krijimtarisë së Dritëroit apo edhe më gjerë? 

Po ne poetët jemi ‘të varfër ekonomikisht’ por të pasur në shpirt dhe nuk presim të pasurohemi nga botimi i librave. Duka parë herën e kaluar siç e theksova më lart i premtova shkollës së do i dhuroja pesë botimet e mia me nga pesë kopje secili botim. Por me vete mora dhe disa botime të tjerë. Shkolla e mirëpriti me shumë dashamirësi këtë veprim duke na falenderuar. Qëllimi im ishtë një gjest sensibilizues dhe nga shumë autorë të tjerë që duhet te vetafrohen dhe të dhurojnë libra të ndryshëm edhe nga biblioteka e tyre personale. Në idenë time vazhdoj të kem dëshirën e mirë për bashkëpunimin e mëtejshëm për pasurimin e kësaj biblioteke me libra që do i bënin nder dhe vlerë kësaj shkolle. Ndaj gjej rastin e mirë t’u bëj thirrje edhe institucioneve lokalë që të pasurojnë këtë bibliotekë me fondet e tyre kushtuar kulturës. 


Në kuadër të muajit të letërsisë, keni menduar një aktivitet tjetër i cili t'i dedikohet një shkrimtari shqiptar, vlerat e të cilit janë të rëndësishme për letërsinë shqipe?

Këto aktivitete nuk duhet të mbeten vetëm me muajin tetor. Bashkëpunimi vazhdon këtë muaj dhe me shtëpinë e kulturës ‘Dhimitër Orgocka” Maliq dhe përfaqësues të bashkisë. Veç autorëve të krahinës nuk mund të linim pa marrë si objektiv bashkëbisedimi lirikun e madh Lasgush Poradeci, poetin e liqenit. Pra nuk mund të dalim shumë nga tradita që më tepër po flasim për poetët e qarkut. Dritëroi dhe Lasgushi mbeten figurat më në zë për rrethin e Korçës. Pa lënë mënjanë dhe shkrues të tjerë të nderuar. Rreth Lagushit përqëndrimi këmbëgulës është lirika e tij melodioze dhe krijuesi i fjalëve të reja. Duke e shikuar në një farë mënyre unik si poet. Ai e himnizon dashurinë me elementët e tokës, qiellit, etj.



(Intervistoi Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

5,076 Lexime
4 vjet më parë