Muzeu Historik, më i preferuari për të huajt
Që nga fillimi i këtij viti, Muzeun Historik Kombëtar e kanë vizituar plotë 54 695 qytetar, ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të huaj.
Për periudhën janar-shtator 2019 numri i vizitorëve në Muzeun Historik Kombëtar është rritur me afro 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e tyre janë të huaj të cilët zgjedhin të vizitojnë ambientet e këtij Muzeu, ndërsa dhe arkëtimet kanë njohur rritje me mbi 18% në krahasim me një vit më parë.
Konkretisht, sipas të dhënave të publikuara, vetëm për periudhën janar-shtator 2019 regjistrohen 54 695 vizitorë në total në Muzeun Historik Kombëtar, ose 19,22 % më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018. Plotë 37 878 vizitorë kanë qenë të huaj, duke e çuar në total rreth 40 % më shumë numrin e turistëve që kanë vizituar Muzeun në 7-mujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018. Sa i takon të ardhurave, të dhënat flasin për 8.477.340 lekë të arkëtuara në Muzeun Historik Kombëtar gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, ose 18,8 % më shumë të ardhura në total nga biletat në total krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018. Vetëm muaji shtator numëron 21,47 % më shumë vizitorë në total, 54,07% më shumë vizitorë të huaj dhe 28,2 % më shumë të ardhura në total.
( Marrë nga Kult Plus, Portali Shkollor)
Mbresa nga një festë Abetareje në Kukës
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Dhuna fizike dhe psikologjike në familje, arsyet dhe shkaqet