Zbulimi

NASA zbulon një planet të ri me 3 yje, 4 herë më i madh sesa Jupiteri

Planeti ka masë katër herë më të madhe se ajo e Jupiterit dhe temperaturë prej 580 centigradësh, ndërsa nga sistemi diellor gjendet 340 vite dritë larg.

Administrata e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) ka zbuluar një planet të ri me tre yje, që është në masë katër herë më i madh sesa Jupiteri.

Në deklaratën e publikuar nga NASA bëhet e ditur se në zbulimin që kanë bërë astronomët të cilët punojnë me njërin nga teleskopët më të mëdhenj në botë, supozohet se planeti i etiketuar me emërtimin HD131399Ab është 16 milionë vite i vjetër.

Planeti ka masë katër herë më të madhe se ajo e Jupiterit dhe temperaturë prej 580 centigradësh, ndërsa nga sistemi diellor gjendet 340 vite dritë larg.

Astrologët Daniel Apai dhe Kevin Wagner të cilët punojnë me teleskopin që gjendet në Observatorin e Evropës Juglindore, zbulimin këtij planeti e kanë botuar edhe në revistat shkencore.

“Nga planetet e shumta të largëta që mund të shihen në mënyrë direkte, HD131399Ab është ndër të parët me strukturën e tij të çuditshme dinamike”, thotë Apai.

1,536 Lexime
7 vjet më parë