Poezi

"Ngrohje Zemre", poezi nga nxënësja Ejda Jaho

Disa vargje te krijuara me dashuri nga nxënësja Ejda Jaho, nën titullin "Ngrohje Zemre".

Ngrohje zemre 


E humbur shpresa prej madhështisë, 

Pushtoi dhe zemrën time, 

E dritë s’mbeti brenda saj,

Veç frikë dhe shumë kujtime.


Shqisa të topitura ndjej, 

Mëngjeseve të vetmuar,

Qielli qante me ngashërim,

E drita ndihej e paplotësuar.


Reflektimi i dritës më gënjeu,

Përballem me zhgënjime,

Emocionet porsi sfidë,

Pushtojnë mendjen time.


Po pres diellin të lindë,

Por besoj pres kot, 

drita arriti të më bindë,

E premtimin se mbajti dot.


Nevojë të ethshme paskam,

Të ngrohem sadopak,

Një fije shprese varur sot,

Që dritën të mos ma mplak.


Mes akullit të errësirës,

Aguan dy burime,

Rrodhën lehtë mbi faqe e buzë, 

e ngrohën zemrën time.


Se drita gjendet brenda nesh,

Fillesë që në krijim,

Mjafton që krijuesin të dëgjojë,

Do çelë ky shpirti im. 





Nga Ejda Jaho 

Nxënëse e shkollës “Hafiz Ibrahim Dalliu”

Klasa VIII A



© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

469 Lexime
2 javë më parë