Nostalgji, loja “Hapa dollapa”, luani me fëmijët tuaj
A keni mall për kohën kur problemi juaj i vetëm ishte koha e pamjaftueshme për të luajtur lojëra nga më të ndryshmet? Ne ju sjellim pas në kohë, duke ju sugjeruar që këtë fundjavë të luani me fëmijët tuaj lojën aq të njohur, “Hapa Dollapa”.
Loja “Hapa dollapa” besojmë ka qenë një nga lojërat më të luajtura nga ju kohë më parë. Por kujtimeve të së shkuarës mund t’u ktheheni përsëri duke luajtur me fëmijët apo të afërmit tuaj. Kështu të vegjlit dhe pse jo të gjithë ne, mund të qëndrojmë sado pak larg prurjeve teknologjike të kohëve të sotme. Fundjava mund të kalohet bukur edhe kështu!
Le të kujtojmë....
Loja “Hapa dollapa”
Luhej me dy ose më shumë persona. Teksa njëri mbyllte sytë dhe mbështetej në mur me njërin krah para fytyrës, të tjerët duhet të fshiheshin. “Hapa dollapa, kush është fshehur prapa? Prapa meje s’ka njeri, tani i hapa”, ishin fjalët që duhet të thoshte personi i cili kishte mbyllur sytë. Më pas ai duhet të gjente personat që ishin fshehur. I pari i gjendur duhet të vihej në rolin e personit që e gjeti.
Filloni atëherë!
(Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
“Glob dëbore”si ai i Izadora Mun
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri