DITA E TOKËS

Nxënësit e shkollës "Mihal Ekonomi" në Durrës mbjellin pemën simbol të jetëgjatësisë

Klasa e parë e shkollës "Mihal Ekonomi" Durrës së bashku me mësuesen e tyre Romina Kasembi në shenjë sensibilizimi për Ditën e Tokës mbollën një pemë ulliri në qytetin e tyre. Sibolikat e kësaj peme janë të shumta e këta nxënës na i sjellin në vëmendje. Për më tepër lexoni artikullin.

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, 22 prill, nxënësit e klasës së parë të shkollës "Mihal Ekonomi" në Durrës kanë mbjellë pemën e tyre që të rritet bashkë me ta. Me doreza në duar dhe të shoqëruar nga mësuesit e shkollës, të vegjlit kanë parë nga afër procesin e mbjelljes së një rrënje ulliri në lulishten pranë murit të Kalasë.

Në këtë ditë të veçantë, ata zgjodhën t'i dhurojnë tokës një pemë jetëgjatë që ka disa simbolika:


Pema e diturisë: Në disa kultura, thuhet se ulliri është i talentuar, me dhunti nga perënditë për njerëzit. Simboli i perëndeshës Athena, perëndesha e diturisë, ishte një degë ulliri.


Pema e paqes: Irena, perëndia e Paqes, e bija e Zeusit është paraqitur gjithmonë me një degë ulliri në duart e saj. Më vonë, në periudhat e luftës, korrierët e paqes u dërguan me një degë ulliri.


Pema e shpresës: Në Dhiatën e Vjetër një pëllumb kthehet me një degë ulliri në arkë, në mënyrë që të shpallë fundin e përmbytjes dhe të sjellë shpresë për njerëzit.


Pema e dritës: Vaji i ullirit ishte përdorur si vaj ndriçimi dhe në këtë mënyrë është konsideruar burim i dritës.


Pema e fertilitetit: Në traditën popullore ilire e romake, vaji i ullirit është konsideruar nxitës dhe prodhimtar. Njerëzit u jepnin çifteve të reja një bukë në formë ovale që ishte spërkatur me vajin e parë të vitit, si një shenjë për sterilitetin.


Pema e shëndetit: Vlera e vajit të ullirit për shëndetin është e njohur gjerësisht për shekuj me radhë. Pema simbolizon fuqinë dhe shëndetin. Për më tepër, ky simbolizëm është krejtësisht i saktë për shkak të faktit se drurët e ullirit janë jetëgjatë, të thjeshtë dhe të qëndrueshëm.


Pema e pasurisë: Për shumë familje, drurët e ullirit dhe produktet e tyre paraqesin burimin kryesor të të ardhurave.


Pema e ekuilibrit: Pema e ullirit është konsideruar të jetë pema e ekuilibrit nga Keltët. Për këtë arsye ata i kanë kushtuar një ditë, pikërisht 23 shtatorin, kur kohëzgjatja e ditës dhe natës janë të barabarta.

Mësuesja: Romina Kasembi 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

671 Lexime
5 muaj më parë